
12:59 | Protestat për rritjen e çmimit të energjisë në Kosovë/ Zyra e Rregullatorit të Energjisë: Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga data 1 maj
- 12:17 | Doli për të gjuajtur/ 26-vjeçari zhduket në malin e Pashtrikut
- 12:11 | Shkarkohet drejtori i AKU në Tiranë, ja kush komandohet në vend të tij
- 11:37 | Po shihte me djalin ndeshjen e futbollit, ja kush është shqiptari që u qëllua me plumb në kokë në Itali
- 11:30 | Partnerja e tij spanjolle thyen heshtjen, bën deklaratën e fuqishme pas pafajësisë së Dani Alves
- 11:27 | Shakira shpjegon çfarë ndjen për Piqué, pas divorcit: Kam mësuar se mund të jesh i lumtur edhe me dhimbje…
- 10:52 | Largimi i Muller nga Bayerni, flet drejtori sportiv: Nuk kam qenë shumë i zgjuar në deklaratat e mia…
- 10:47 | Conceicao ‘ngel në klasë’ Milanin e tij: Na mungojnë gjëra që mësohen qysh në shkollat e futbollit
- 10:44 | Kimmich sfidon: Interi favorit? Do ta shohim, mund të shënojmë kundër çdo mbrojtjeje në botë
- 10:42 | Maignan justifikon sezonin zhgënjyes të Milanit: Nuk duhet t’ia vëmë fajin dikujt, gjëra të tilla ndodhin
Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
- Paolo Fox: 3 shenjat me më shumë fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 prill 2025)
- Gjenden tre persona të vdekur në një ndërtesë banimi
- Aktorja e madhe Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar! Artistja: Për mua ishte një tragjedi, doja të ikja
- Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”

Kombëtarja shqiptare u mposht me rezultatin 1-2 nga Ukraina, në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.
Humbje e hidhur për kuqezinjtë e Silvinjos, që zbresin në Ligën C, pasi mbyllën renditjen në vendin e fundit me 7 pikë.
Ishte një ndeshje me dy tablo, ku pjesa e parë foli për ukrainasit, që shënuan dy gola të shpejtë me Zinchenko në minutën e 5-të dhe Yaremchuk në minutën e 10-të.
Fraksioni i dytë foli për Shqipërinë, që ishte dominuese, duke gjetur golin me Bajramin me penallti nëminutën e 75-të, por vetëm kaq. Kombëtarja shqiptare e mbyll në vendin e fundit Grupin B1 me 7 pikë, po aq sa Gjeorgjia e vendit të tretë. Në vendin e parë shkoi Çekia me 11 pikë, ndërsa Ukraina e mbyll në vendin e dytë me 8 pikë.
Mbyllet sfida!
91’- Super Thomas Strakosha, i cili i mohon ukrainasve golin e tretë, me dy pritje spektakolare.
90‘- Akordohen 5 minuta shtesë.
89’- Zëvendësimi i fundit te Shqipëria. Seferi merr vendin e Laçit.
88’– Rrezikon Ukraina me Nazarenko, gjuajtja e të cilit ndalet nga portieri Strakosha.
78’- Çfarë mundësie për Shqipërinë për të barazuar shifrat. Nedim Bajrami merr një top të shkëlqyer nga Asllani, por gjuajtja devijohet dhe shkon jashtë.
77’- Largohet nga fusha Ramadani dhe në vendin e tij futet Tuci.
75’- Goooool Shqipëria 1-2! Nedim Bajrami nuk gabon nga penalltia, duke mposhtur portierin Trubin.
74’- Penallti për Shqipërinë. Uzuni u vjedh kohën portierit dhe fiton 11 metërsh për kuqezinjtë.
68’- Bajrami ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Zabarnyi.
62’– Arlind Ajeti provon supergolin nga jashtë zone. Gjuajtja e fortë e mbrojtësit, ndalet me vështirësi nga portieri Trubin.
61’- Ndërhyrje vendimtare e Ismajlit, që i heq topin Sudakov. Mbrojtësi shpëton një aksion të rrezikshëm të miqve.
60’- Tjetër tentativë e dështuar e Bajramit nga jashtë zone, e cila shkon rivënie fundore.
58’– Zbritje e shpejtë e Shqipërisë, me Mitajn që pason te Uzuni. Sulmuesi provon me të majtën, por gjuajtja nuk ka koordinatat e duhura dhe shkon jashtë.
52’- Provon Nedim Bajrami me një gjuajtje të fortë nga distanca. Topi prek rrjetën e sipërme.
50’- Ernest Muçi i pafat. Dëmtohet dhe lë fushën e lojës, aktivizohet Arbër Hoxha në vendin e tij.
46’- Menjëherë rrezikshëm Uzuni, që i afrohet golit, por topi që kishte kaluar portierin largohet nga njëri prej mbrojtësve.
45′- Pjesa e dytë nis me dy zëvendësime te Shqipëria. Uzuni dhe Bajrami në fushë, marrin vendin e Dakut dhe Asanit.
Mbyllet pjesa e parë.
45+1’- Çfarë klasi nga Ernest Muçi! Fantazist i afrohet supergolit pas një lëvizje të bukur jashtë zone, por gjuajtja shkon ngjitur me shtyllën.
45’- Akordohet 1 minutë shtesë.
42’- Arlind Ajeti largon një top të rrezikshëm të ukrainasve në hyrje të zonës së Shqipërisë.
40’- Mundësi e artë për ukrainasit për golin e tretë. Mudryk shpërdoron një rast të mirë pranë portës së Strakoshës, duke gjuajtur jashtë.
31’- Arbitri ndal lojën. Mbrojtësi Konoplia shfaq probleme në fushë dhe kërkon ndihmën mjekësore.
26- Strakosha i mohon golin e tretë Ukrainës. Portieri i Shqipërisë reagon mirë ndaj gjuajtjes së Sudakov.
25- Qazim Laçi i afrohet golit. Mesfushori provon me një gjuajtje të fortë në zonë, por topi gjen rrjetën e jashtme.
18’- Mundësi e mirë për kuqezinjtë. Daku merr një top në mesfushë dhe pason për Muçin, por ky i fundit bllokohet nga Zinchenko në zonë.
17’ Zbret rrezikshëm Shqipëria me Asllanin që provon vertikalizimin për Dakun, por topi nuk arrihet nga sulmuesi.
15’- Shqipëria provon të reagojë duke dalë në sulm, por e ka të vështirë për të krijuar raste të pastra.
10’- Gol Ukraina 0-2! Miqtë e nisin takimin vrullshëm me dy gola të shpejtë. Yaremchuk nuk fal në zonë me kokë, duke mposhtur sërish Strakoshën.
5’- Gol Ukraina 0-1! Zhbllokohet sfida. Miqtë kalojnë në avantazh me anë të Zinchenko, i cili me një gjuajtje të bukur, e ndal topin në rrjetë.
0′– Sfida nis me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të 14-vjeçarit, Martin Cani.
20:45, 19 Nëntor 2024 Shqipëri-Ukrainë mbyllet me fitoren e miqve, kuqezinjtë zbresin në Ligën C
FORMACIONET ZYRTARE: SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.
UKRAINA: Trubin, Mykolenko, Matviyenko, Zabarnyi, Konoplia, Kaliuzhnyi, Sudakov, Zinchenko, Hutsuliak, Mudryk, Yaremchuk.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd