Transmetuar më 29-10-2024, 22:11

Dramë te Al Nassr. Skuadra e Stefano Piolit është eleminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Arabisë. Al Nassr u mund 0-1 nga Al Taaëon, në ndeshjen e luajtur në King Saud University Stadium (Riyadh).

Në këtë sfidë, Cristiano Ronaldo pati shansin e artë për të barazuar shifrat në fund, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Gjuajtja e CR7 përfundoi jashtë, me zhgënjimin që ishte shumë i madh për ekipin që synonte të fitonte këtë kompeticion.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit