
21:28 | Aksident i rëndë tek “Ura e Gjoles”, këmbësori plagoset teksa po kalonte rrugën
- 20:44 | Tronditëse! Nëna e të dashurit të Ilarias e pranon! E ndihmova djalin të pastronte gja’kun pasi e vrau
- 20:05 | Ky është tifozi që ra nga tribuna e stadiumit
- 19:29 | Flakët përfshijnë pyllin me pisha në Berat
- 19:26 | Bie nga tribuna tifozi gjatë ndeshjes Egnatia-Elbasani. Dërgohet me urgjencë në spital
- 18:35 | Nëse e klikoni ju vjedh llogarinë! Kujdes nga ky mesazh që po shpërndahet në WhatsApp!
- 18:29 | Gjendet pa shenja jete 27-vjeçari i zhdukur në mal, në gjendje të rëndë babai që humbi gjatë kërkimeve
- 17:58 | Vrasja e Vladimir Topjanës, mësohen detaje tronditëse! I kafshoi dhe këputi veshin babait të autorit që e qëlloi
- 17:29 | Furnizonte me substanca narkotike klanet mafioze në Qarkun e Napolit, arrestohet shqiptari (emri)
- 17:12 | Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- Java 7-13 Prill: 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes sipas Brankos
- Paolo Fox: 3 shenjat me më shumë fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 prill 2025)
- Gjenden tre persona të vdekur në një ndërtesë banimi
- Gjeologët zbulojnë “depozitimin më të madh të litiumit në botë” me vlerë 413 miliardë euro
- Po shihte me djalin ndeshjen e futbollit, ja kush është shqiptari që u qëllua me plumb në kokë në Itali
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë

Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Serbisë dhe Zvicrës pritet të jetë e nxehtë. Kjo për faktin se brenda saj ekziston elementi shqiptar, i përfaqësuar në majën e kombëtares helvete, sikurse është kapiteni i saj, Granit Xhaka. Mediat e të dyja vendeve po mundohen t’i relaksojnë të tilla raporte para përballjes së nesërme në Serbi, por e shkuara nuk mund të zhbëhet, ajo i ka ngritur tensionet në kulm, sidomos në dy Botërorët e fundit.
Tabloidi zviceran “Blick” është munduar ta shohë këtë transfertë të “Nati” përmes syve të Taulant Xhakës, i cili e ka provuar në kurrizin e vet se çfarë do të thotë të luash në Serbi për një shqiptar. Nisur nga kjo, ish-mesfushori kuqezi ka zbuluar se e ka këshilluar vëllain një vit më të vogël se veten që ta evitojë këtë transfertë në Serbi. Ja shkrimi i plotë i “Blick”:
“Mendova se nuk ishte e drejtë”, – thotë Taulant Xhaka për momentin kur u shpall shorti me kundërshtare Serbinë për Zvicrën në Ligën e Kombeve. Familja e tij ka vënë në dukje me shqetësim se pas dueleve të nxehta në Botërorin 2018 në Rusi dhe 2022 në Katar, tani është ndeshja e parë për kapitenin e “Nati”, Granit Xhaka, që do të luajë në Serbi.
Taulant Xhaka ishte në fushë në Beograd, në vitin 2014, kur u anulua ndeshja me kombëtaren shqiptare kundër Serbisë. “Unë e di vetë se sa presion dhe emocione duhet të durosh në këtë lloj ndeshje”, – thotë vëllai i kapitenit të kombëtares helvete për “Blick”.
Ndaj, vëllai i madh, që luan te FC Basel, e ka marrë telefonin menjëherë pas shortit, siç tregon ai për “Blick”: “I sugjerova Granitit që të fliste me trajnerin Murat Yakin dhe ndoshta ta evitonte këtë ndeshje, por të gjithë e njohim vëllanë tim, dëshiron ta luajë çdo ndeshje me Zvicrën”.
33-vjeçari shpreson që të mos jenë ditë emocionale dhe kaotike si në duelet e mëparshme: “Nuk është e lehtë ta mbash veten nën kontroll për 90 minuta, kur gjërat bëhen sërish kaq emocionale. Graniti duhet të qëndrojë i qetë, të luajë futboll, t’i injorojë provokimet. Është e lehtë të thuhet, por në fund gjithçka ka të bëjë me një lojë futbolli, që duhet fituar”.
Federata Zvicerane e Futbollit dëshiron ta mbajë këtë temë sa më të zbehtë. “Këto janë histori të vjetra, ndaj Serbisë do të jetë një ndeshje si çdo tjetër”, – thotë drejtori i “Nati”, Pierluigi Tami.
Mendimi është i ngjashëm kur pyet futbollistët në Zvicër. “Unë pres një lojë normale futbolli dhe mendoj se të dyja palët kanë mësuar nga e kaluara”, – thotë ish-bashkëlojtari i kombëtares helvete, Admir Mehmedi.
Kapiteni i GC, Amir Abrashi, i cili aktualisht është në kombëtaren shqiptare, luante përkrah Taulant Xhakës në vitin 2014, e vlerëson kështu situatën: “Nuk do të jetë përballje aq e nxehtë sa ka qenë në të kaluarën. Përveç kësaj, aty është vetëm Graniti. Në dy duelet e fundit mes Zvicrës dhe Serbisë, shumë gjëra u rrotulluan rreth Xherdan Shaqirit”.
Po si e shohin çështjen në Serbi? “Ne e perceptojmë Granit Xhakën si një provokator, nëse e shihni se si është sjellë në ndeshjet e fundit, – thotë gazetari serb Velkjo Ivanović nga “Sportal.rs”. Këtu kam parasysh, për shembull, ekspozimin e fanellës së Jasharit në Botërorin e Katarit apo festimi me shqiponjën dykrenore në Botërorin e Rusisë”.
Pas dy dueleve mes Serbisë dhe Zvicrës, të cilat u bënë shumë tituj mediash jashtë fushës, serbët janë të mendimit: “Nuk duam të merremi më me gjëra që kanë pak lidhje me futbollin”. Kjo i referohet, për shembull, historisë së familjes Xhaka. Prindërit janë me prejardhje kosovare, babai Ragipi ishte dikur në burg për arsye politike në atë që ishte shteti multietnik i Jugosllavisë.
Sigurisht, kapiteni i Zvicrës duhet të presë fishkëllima dhe goditje në stadiumin “Dubocica” të shtunën. “Në Serbi, gjithashtu e njohin se çfarë futbollisti i shquar është Granit Xhaka”, – tha Ivanović. Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, ka vlerësuar edhe një herë kapitenin e “Nati” para mediave vendase: “Ai është një lojtar i madh, që prej shumë vitesh që luan në nivel botëror. E vlerësoj shumë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
