Magazinë
Transmetuar më 25-09-2024, 10:45

ITALI- Një masakër në familje ka ndodhur në Nuoro të Italisë. Një burrë ka vrarë gruan dhe vajzën e tij pas një debati mes tyre. Më pas ka plagosur me armë zjarri një fqinj dhe dy fëmijë të vegjël në banesën në via Gonario Pinna.

Ngjarja e rëndë nuk ka përfunduar me kaq pasi autori ka shkuar në shtëpinë e së ëmës, në Via Ichnusa, duke e qëlluar me plumb në kokë dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij.

Të plagosurit u transportuan të gjithë me ambulanca në spitalin San Francesco në Nuoro, shkruajnë mediat italiane. Rrugët e dy banesave janë rrethuar nga policia, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes makabër.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit