Magazinë
Transmetuar më 24-09-2024, 09:43

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, do të kurorëzohet si lojtari më i mirë në botë muajin e ardhshëm, sipas të dhënave të fundit në kryeqytetin spanjoll. Sulmuesi brazilian luajti një rol kyç në triumfin e dyfishtë të “Los Blancos”, seoznin e kaluar, fitimin e Champions League dhe La Liga.

Për shumëkënd, ai është një nga kandidatët kryesorë për ta fituar çmimin prestigjioz të “France Football”, në një rivalitet shumë më pak të qartë këtë vit. “Marca” raporton se Vinicius tashmë është informuar se do ta fitojë “Topin e Artë” për vitin 2024, i cili ndahet nga “France Football” dhe një panel gazetarësh.

Galaja e “Topit të Artë” do të mbahet më 28 tetor në Paris, menjëherë pas “El Clasico”, dhe Vinicius do ta marrë çmimin e shumëlakmuar. Me përjashtim të tetë çmimeve të Lionel Messit, Real Madridi e ka dominuar “Topin e Artë” në vitet e fundit, me Luka Modric dhe më pas Karim Benzema, të vetmit që thyen dypolin Messi-Cristiano Ronaldo deri më tani.

Kjo është hera e parë që në listën e ngushtë nuk përfshihet asnjë nga dy të mëdhenjtë, që e kanë fituar 13 herë së bashku këtë çmim në dy dekadat e fundit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit