Transmetuar më 27-08-2024, 11:36

Ja ku jemi: Teun Koopmeiners do të transferohet te Juventusit. “Telenovela” më e gjatë e merkatos së kësaj vere ka njohur “epilogun” e saj, teksa klubi bardhezi ka gjetur të gjitha marrëveshjet e nevojshme me Atalantën. Konfirmimi vjen nga fakti se për nesër janë planifikuar vizitat mjekësore të mesfushorit holandez në “J Medical”.

Një operacion merkatoje që i hodhi tashmë themelet në javët e para të kësaj vere të nxehtë të tregut të transferimeve, me Juventusin e Cristiano Giuntolit që identifikoi menjëherë të lindurin më 1998 si gur themeli mbi të cilin do të ndërtohej skuadra e re e Thiago Motta.

Baza e marrëveshjes me lojtarin kishte kohë që ekzistonte, me një kontratë 5-vjeçare me vlerë 4.5 milionë euro, gati për t’u nënshkruar. Negociatat me Atalantën ishin të gjata dhe komplekse, u mbyllën vetëm ditën e sotme, me marrëveshjet përfundimtare të arritura mes të gjitha palëve të përfshira.

Në orët në vijim lojtari do të jetë në Torino dhe nesër në mëngjes, siç u përmend, do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore rituale përpara se të nënshkruajë kontratën e re dhe të vihet në dispozicion të Thiago Motta për të nisur aventurën e re me Juventusin. Ky operacion përmbyllet për 52 milionë euro fikse, plus 7 milionë bonuse në arkat e bergamaskëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit