Magazinë
Transmetuar më 03-04-2025, 20:16

SERBI- Një skandal tjetër është shënuar në Serbi, pas heqjes së flamurit të Kosovës në vendin ku do të zhvillohej kongresi i 49-të UEFA-s të mbajtur në Beograd. Në një video në rrjetet sociale, tifozët e skuadrës serbe, Crvena Zvezdës, të njohur me emrin “Delije” shihen duke djegur flamurin e Kosovës para sallës së kongresit të UEFA-s.

Lidhur me vendosjen fillimisht të flamurit të Kosovës në vendin ku do të mbahej kongresi dhe më pas heqjen e tij, Federata e Futbollit e Serbisë, u kërkoi falje gjithë qytetarëve serbë, siç tha për “lëshimin” e bërë të mërkurën mbrëma. Ndërsa, përmes një deklarate publike, i siguroi qytetarët serbë se i ka hequr simbolet e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s. Me këto akte, Serbia vazhdon të mohojë dhe të pretendojë të kundërtën e faktit se Kosova është Republikë e Pavarur prej 17 vitesh.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit