
20:05 | Ky është tifozi që ra nga tribuna e stadiumit
- 19:29 | Flakët përfshijnë pyllin me pisha në Berat
- 19:26 | Bie nga tribuna tifozi gjatë ndeshjes Egnatia-Elbasani. Dërgohet me urgjencë në spital
- 18:35 | Nëse e klikoni ju vjedh llogarinë! Kujdes nga ky mesazh që po shpërndahet në WhatsApp!
- 18:29 | Gjendet pa shenja jete 27-vjeçari i zhdukur në mal, në gjendje të rëndë babai që humbi gjatë kërkimeve
- 17:58 | Vrasja e Vladimir Topjanës, mësohen detaje tronditëse! I kafshoi dhe këputi veshin babait të autorit që e qëlloi
- 17:29 | Furnizonte me substanca narkotike klanet mafioze në Qarkun e Napolit, arrestohet shqiptari (emri)
- 17:12 | Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
- 16:31 | U arrestua dy ditë para zgjedhjeve/ Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut pranon të shqyrtojë ankesën e Belerit
- 15:01 | I jepet sot lamtumira e fundit, Ilaria Sulës, studentes që u vra nga i dashuria kilian. Nëna në gjendje të rënduar: Ku je o shpirti i mamit!
Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- Paolo Fox: 3 shenjat me më shumë fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 prill 2025)
- Java 7-13 Prill: 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes sipas Brankos
- Gjenden tre persona të vdekur në një ndërtesë banimi
- Gjeologët zbulojnë “depozitimin më të madh të litiumit në botë” me vlerë 413 miliardë euro
- Po shihte me djalin ndeshjen e futbollit, ja kush është shqiptari që u qëllua me plumb në kokë në Itali
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë

Mijëra vetë po protestojnë në Gjermani kundër një bashkëpunimi CDU/CSU me AfD-në. Por zgjedhjet parlamentare do t’i bashkëvendosë shumica më e heshtur, shkruan Auron Dodi.
Partitë konservatore CDU/CSU imponuan në Bundestag (29.01.), me votat e AfD-së, një vendim për politikë më të ashpër migrimi. Kjo ndodhi një javë pas vrasjes me thikë në Aschafenburg të Bavarisë të një fëmije dy vjeç dhe një burri nga një azilkërkues që duhet të qe dëbuar.
Ky veprim kritikohet si thyerje tabuje historike: CDU/CSU i hyri një vote të pambështetur nga partitë e qendrës dhe të majta, por të mbështetur nga AfD-ja, parti me pjesë ekstreme të djathta. CDU/CSU e mori parasysh këtë dhe çau, sipas kritikëve, kordonin sanitar, refuzimin e një kauze të përbashkët me AfD-në.
Që nevojitet një politikë më e ashpër apo më efektive migrimi në Gjermani, për këtë janë dakord thuajse të gjithë. Edhe kancelari socialdemokrat Olaf Scholz pranoi në Bundestag se atentatet e fundit në Gjermani duhet të qenë parandaluar. Megjithatë jo me marrjen parasysh të mbështetjes edhe nga AfD-ja.
Merz i hyn një rreziku dhe shkakton revoltë
Por kryetari i CDU-së, Friedrich Merz argumentoi se "një përmbajtje e drejtë nuk bëhet e gabuar, sepse votojnë të gabuarit për të". Të njëjtën logjikë përdori ai edhe për ligjin për kufizimin e migrimit të premten. Ligji dështoi në votim, pasi pro tij votuan vetëm 338 deputetë, 349 votuan kundër. Merzi deklaroi megjithatë se qytetarët do ta besojnë se partia e tij "e ka seriozisht kthesën në politikën e azilit dhe migrimit". Ligji parashihte ndër të tjera fundin e bashkimit familjar për persona në Gjermani, të cilëve nuk u është dhënë azil, por lejohen të qëndrojnë në Gjermani, për momentin, për arsye të tjera.
Protestat nga partitë e majta, nga personalitete të politikës dhe kulturës, nga mijëra demonstrues në qytete të ndryshme të Gjermanisë janë masive. Mbi 6000 vetë protestuan të enjten para godinës së CDU-së në Berlin. Mbi 6500 vetë qenë në Frankfurt mbi Main. Mbi 5000 vetë protestuan në Lajpcig. Shumë protesta të tjera kundër një bashkëpunimi me AfD-në janë lajmëruar në qytete të tjera të mëdha.
Mbi 6000 vetë protestuan të enjten (30.01.) para godinës së CDU-së në Berlin Në një letër, kishat protestante dhe katolike ankohen se tani i hapet rrugë denigrimit të të gjithë migrantëve. Një i mbijetuar i Holokaustit tha se do të dorëzonte si protestë Kryqin Federal të Meritave.
Ish-kancelarja Angela Merkel, në një nga deklaratat e rralla të saj, qe e ashpër ndaj partisë së saj, CDU-së, që ka ndryshuar. Ajo quajti "të gabuar" pranimin nga CDU, për herë të parë të një shumice, me votat e AfD.
Çfarë kërkon CDU/CSU?
Në një plan pesë pikësh konservatorët kërkojnë refuzimin e të gjithë emigrantëve pa dokumenta në kufirin gjerman. Kështu që në të ardhmen nuk do të mjaftojë më kërkesa për azil për të hyrë në Gjermani. Kërkohen kontrolle të përhershme të kufirit. Si dhe arrest për refugjatët që duhet të dëbohen deri në dëbim.
Mocioni të mërkurën (29.01.) u miratua me tre vota diferencë: pro votuan 348 deputetë: 187 nga CDU/CSU, 80 nga FDP dhe 75 nga AfD. 345 votuan kundër.
Pas kësaj, AfD kaloi në shprehje triumfuese. Deputeti i AfD-së Bernd Baumann deklaroi se "ky është një moment historik. Fillon një epokë e re dhe AfD është flamurtari i saj".
AfD kaloi në shprehje triumfuese. Afd në Bundestag pas votimit Megjithëse pritej ky reagim i AfD-së pas votimit, në Bundestag u krijua situatë e pakëndshme. Lideri i CDU dhe pretendenti kryesor për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz doli në podium dhe tha se i vjen keq për votimin, por e majta duhet të qe treguar e përgjegjshme në votim.
Paraprakisht kancelari socialdemokrat, Olaf Scholz e kishte akuzuar Merzin se po bënte "një gabim të pafalshëm". Scholz kujtoi se masat shkelin kushtetutën e Gjermanisë dhe ligjet evropiane. Tabuja dhe kultura politike
Vendimi i Bundestagut ka fuqi simbolike. Ai nuk e detyron qeverinë gjermane juridikisht për asgjë.
Por në fushatë elektorale para zgjedhjeve parlamentare të 23 shkurtit, është hapur debati i "kulturës politike” në Gjermani. Çfarë do të konsiderohet e lejueshme për Gjermaninë e sotme, me të kaluar e saj naziste mbi 80 vjet më pare?
Kemi të bëjmë me një thyerje tabuje. Që shënon, me shumë gjasa, një pikë kthese në fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare. Një anëtar i CDU-së, i cituar nga mediet, u shpreh se këtë javë u vendosën zgjedhjet. "Unë vetëm nuk e di në cilin drejtim."
Si shpjegohet kjo? Mocioni i Friedrich Merz-it, kryetarit të CDU-së prek dy tema qendrore për Gjermaninë: së pari politikën e azilit e migrimit. Që është bërë kryesorja pas vrasjeve nga të huajt vjet dhe sivjet.
Së dyti prek parimin bazë të deritashëm për identitetin demokratik të Gjermanisë: mosbashkëpunimin me ekstremin e djathtë.
CDU/CSU nuk bashkëpunoi në votim me AfD, teksti i mocionit e quan AfD-në shprehimisht kundërshtare. Mosbashkëpunimin me AfD, CDU/CSU e ka deklaruar edhe tani më pas. Por fakti që CDU/CSU e dinte se mund të fitonte vetëm me mbështetjen e AFD-së dhe e pranoi këtë, shkon për shumë vetë larg.
Vendimtare për zgjedhjet: shumica më e heshtur
A e dëmtoi veten dhe shanset për të ardhur në pushtet me këtë mocion CDU/CSU?
Kjo do të varet nga rrethana, sa do të arrijnë të argumentojnë në bazë CDU/CSU dhe ata që e quajnë të drejtë vendimin. Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruante të premten se komunat që vuajnë nga numri i madh i migrantëve duhet të thonë fjalën e tyre tani.
Por suksesi apo dështimi i CDU/CSU do të varet në fund nga ajo që mendojnë në të vërtetë ata njerëz, që (ende) nuk shprehen zëshëm publikisht. Forcimi aktual i AfD-së, fakti që AfD rezulton e dyta në sondazhe, vjen prej diku.
Janë 57% e gjermanëve që konsiderojnë të drejtë, që njerëzve pa dokumenta t’u mohohet si parim hyrja në Gjermani (sipas ARD-"Deutschlandtrend").
Protestat këto ditë të mijëra vetëve tregojnë se Gjermania ka një demokraci të gjallë e aktive. Njëkohësisht, demonstratat historike masive të një viti më parë kundër planeve të AfD-së për "remigrimin" nuk e dëmtuan gjatë AfD-në. Rreziqe për CDU-në, shanse për partitë e majta
Parashikimet për këto zgjedhje mbeten të vështira. Veprimi i Merz-it shoqërohet me rreziqe për CDU-në. Ai mund t’i shtojë vota CDU/CSU, duke iu përgjigjur shqetësimit të shumë gjermanëve përballë krimeve dhe atentateve.
Por ai i ofron papritur mundësi revanshi edhe së majtës. Kancelari Scholz e kapi momentin në Bundestag dhe Merzi u duk papritur në pozicion defensiv. Merz-it "nuk mund t’i besosh më, a do të bashkëpunojë me AfD-në", u shpreh kancelari Olaf Scholz.
SPD, Të Gjelbërve, të majtëve në tërësi u hapen shanse. Shanse, nëse arrijnë t’i paraqesin me sukses konservatorët si prishës të konsensusit themelor të demokratëve gjermanë: asnjë bashkëpunim me ekstremin e djathtë.
CDU/CSU humbi pas votimit një pikë dhe arrin aktualisht 29%. SPD fitoi një pikë, arrin 17%; AfD mbetet në 22%; të Gjelbrit arrijnë 13%, FDP 4% (sondazh i Institutit Insa, 30.01.).
Sondazhet: zgjedhësit janë të ndarë
Megjithë protestat e bujshme: gati gjysma e të anketuarve të pyetur në sondazhin aktual të RTL/ntv "Trendbarometer" e quajnë të drejtë që CDU/CSU e imponoi me votat e AfD-së mocionin për migrimin. Me fjalë të tjera: 46 për qind e mbështesin, që CDU/CSU pranoi me vetëdije mbështetjen e AfD-së kur votoi në Bundestag mocionin e saj për politikën e migrimit. 50 për qind nga ana tjetër mendojnë se kjo ishte e gabuar.
Kjo tregon se vetëm në ditën e votimit do të dihet qëndrimi real i votuesve.
CDU thotë se nuk dëshiron rrethana si në Austri, ku ultra të djathtët po formojnë qeverinë. Partitë unioniste janë të interesuara të dobësojnë mbështetjen për AfD. Pritet të shihet a do ta arrijnë dot këtë./DW
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd