

Al-Nassr ka bërë një përpjekje për të siguruar shërbimet e Rafael Leao, sulmuesin e Milanit, duke marrë "jo" të prerë nga klubi italian. Sipas raportimeve të “Sky Sport”, klubi saudit, që po kërkon përforcime për repartin sulmues, ka kryer një “sondazh” përmes ndërmjetësve ditën e djeshme.
Më konkretisht ka bërë të ditur se është i gatshëm të ofrojë mes 70 dhe 85 milionë eurove për portugezin kuqezi, por drejtuesit e “Djallit” nuk kanë asnjë qëllim ta shesin anësorin e shpejtë në këtë sesion merkatoje (të janarit). Për pasojë nuk kanë pranuar as të ulen për të negociuar.
Pra, nuk ka pasur asnjë rezultat për ekipin e drejtuar nga Pioli, i cili kishte marrë tashmë një "jo" nga Brighton për Mitoma, me të njëjtat shifra oferte. Merkatoja në Arabinë Saudite do të mbyllet shpejt, ndaj ka mundësi të pakta për një negociatë tjetër të mundshme me kuqezinjtë.
Megjithatë, Al-Nassr do të vazhdojë të kërkojë një përforcim të madh për të tentuar të ngjitet në vendet e para, me Ronaldon dhe shokët e tij që aktualisht pozicionohen të tretët në “Saudi Pro League”.
Ndërkohë, Alvaro Morata po avanacon gjithnjë e më shumë drejt Galatasaray. Klubi turk është bindur të pranojë kërkesën e Milanit për një huazim me detyrim blerjeje të spanjollit dhe pritet që orët në vijim të arrihet marrëveshja përfundimtare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd