
09:37 | Mbappé nuk ka dyshime: Mes Champions-it dhe ‘Topit të Artë’, unë zgjedh të fitoj…
- 09:20 | Kapen në Gjermani e Itali dhe ekstradohen në Shqipëri dy të kërkuar
- 08:55 | Gara e titullit, Buffon paralajmëron Interin: Nëse mbërrin ‘kokë më kokë’ me Conten, rrezikon shumë
- 08:45 | Aksident në hyrje të Tunelit të Murrizit, 4 persona të lënduar në spital
- 08:31 | Locatelli nuk mjafton për fitoren, por Juventusi bind. Tudor: Nuk më pëlqejnë llogaritë në futboll
- 08:28 | Gjermania nuk kryeson më renditjen e BE në kërkesat për azil
- 23:08 | Aktorja e madhe Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar! Artistja: Për mua ishte një tragjedi, doja të ikja
- 23:01 | Moti i keq me reshje bore, policia apel për kujdes: Është bllokuar përkohësisht hyrja nga Qafë Thana në RMV
- 22:53 | Sot ftohtë, shi dhe reshje dëbore, nga nesër moti bën kthesën e papritur
- 22:41 | Aksident në autostradën Milot-Thumanë, makina del nga rruga, një e lënduar rëndë
Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
- Gjenden tre persona të vdekur në një ndërtesë banimi
- Paolo Fox: 3 shenjat me më shumë fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 prill 2025)
- Aktorja e madhe Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar! Artistja: Për mua ishte një tragjedi, doja të ikja
- Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”

Nga Ardian Vehbiu
Kam ndjekur këto ditë gjëra që janë shkruar e thënë, për të ndjerin kryepeshkop Janullatosin. Nuk jam i fesë ortodokse, as i ndonjë feje tjetër – por komunitetin ortodoks në Shqipëri, qofshin këta shqiptarë etnikë, grekë etnikë, vllehë a të pakicave të tjera, i respektoj shumë. Jo vetëm ngaqë ua respektoj fenë, por edhe për çfarë përfaqësojnë në qytetarinë shqiptare sot.
Nuk e kam ndjekur nga afër veprimtarinë e kryepeshkopit, por e kam gjykuar si njeriun që komuniteti ortodoks, në Shqipëri, e pranoi për shumë vjet në krye të vet, dhe ia admiroi veprën dhe fjalën. Prandaj më është dukur e shëmtuar kjo valë përçmimi, që ka përfshirë opinionin publik, për një figurë që ka përfaqësuar – me identitetin dhe dinjitetin e vet – një komunitet fetar kryesor në Shqipëri.
Njëlloj e shëmtuar do të kish qenë vala, edhe sikur të drejtohej kundër një njeriu anonim (dhe aq më tepër, kundër kreut të një komuniteti fetar tjetër); por këtë herë ajo prek deri edhe një nga kushtet themelore të ekzistencës sonë si qytetarë: bashkëjetesën fetare.
Sulmet kundër Janullatosit po i shoh të vijnë me pretekstin e “patriotizmit” – kinse për të mbrojtur shqiptarinë e kishës autoqefale shqiptare. Edhe pse jo rrallë po vijnë prej personash të identifikuar a të identifikueshëm si myslimanë.
Mbase anti-helenizmi, në Shqipëri (në qarqe të caktuara në Shqipëri), është përgjigjja jonë “etnike” ndaj anti-shqiptarizmit në Greqi (në qarqe të caktuara në Greqi); por edhe sikur të ishte kështu, kjo nuk e bën më të pranueshëm.
Kam vënë re, prej vitesh, që ky anti-helenizëm, në format e veta më primitive, shfaqet mes komunitetesh që nuk kanë pasur kurrë të bëjnë me shqiptarët ortodoksë – qofshin këta të Jugut tonë, qofshin të Shqipërisë së mesme. Siç nuk kanë pasur kurrë të bëjnë, në jetë, as kanë dhënë e kanë marrë me vllehë a minoritarë grekë nga Jugu.
Janë njerëz të mbyllur, të ngushtë, të padalë, të pamësuar me Tjetrin dhe diversitetin, të pushtuar nga paranoja etnike dhe primitivizma të tjerë. Njerëz që refuzojnë të pranojnë të mirën tek Tjetri. Edhe fryma anti-turke që sundon ndonjëherë ligjërimin kombëtarist në Greqi dhe në përgjithësi të komuniteteve të krishtera në Ballkan, duke depërtuar deri edhe skajet e ligjërimit të komunitetit ortodoks në Shqipëri, nuk mjafton për këtë hakërrim të tanishëm ndaj një njeriu që – e them duke u besuar njerëzve që ua respektoj fjalën dhe gjykimin – i shërbeu edhe komunitetit ortodoks në Shqipëri, edhe Shqipërisë vetë, më fort se ç’mund t’i ketë shërbyer Greqisë.
Për më tepër, duke i fyer tashmë shqiptarët ortodoksë dhe të tjerët ortodoksë që jetojnë në Shqipëri, po rrezikojmë ta afrojmë atë komunitet me qarqet ekstremiste, anti-shqiptare, në Greqi dhe gjetiu, të cilëve mund t’u interesojë fort një përçarje mes komuniteteve fetare në Shqipëri. Dhe që mund të vijë edhe nga pretendimi se këto komunitete u dashkan organizuar sipas përkushtimit “patriotik” – ose për t’i shërbyer çështjes kombëtare shqiptare.
Nuk është kështu. Myslimanët, ortodoksët dhe katolikët në Shqipëri i organizojnë vetë komunitetet përkatëse, në pajtim me kushtetutën dhe ligjet e tjera që drejtojnë aktivitetin e tyre. Nuk kanë asnjë angazhim me askënd, që të tundin sot flamurin kuqezi, si të ishin në stadium.
Duke parë punët e tyre, ata më bëjnë mirë e më shërbejnë edhe mua, dhe dhjetëra mijëra të tjerëve si unë, që nuk janë pjesë e ndonjë komuniteti fetar dhe as duan të identifikohen si të tillë. Jo vetëm që patriotizmi qoftë i mirëfilltë qoftë thjesht i deklaruar nuk duhet ngatërruar me identitetin fetar; por edhe duhen kundërshtuar me forcë të gjithë ata që ngrenë njërin komunitet, përballë të tjerëve, si më “patriotik” dhe më të “përkushtuar ndaj kombit”.
Këtij folklori i ka dalë tashmë boja. I besoj me zemër të gjithë ata kolegë, miq dhe bashkëbisedues, që mendojnë se ikja e kryepeshkopit Janullatos është humbje e madhe për ortodoksinë në Shqipëri; dhe jo vetëm se ai ishte kreu i një kishe dhe i një komuniteti fetar, por edhe si figurë me profil të lartë intelektual dhe moral.
Ua respektoj dhimbjen dhe bashkohem me ta edhe në zi, edhe në shpresën se kryepeshkopi i ardhshëm do të jetë në gjendje ta vazhdojë, me kokën lart, detyrën e vet të shenjtë, në shërbim të komunitetit dhe të mbarë qytetarisë në Shqipëri.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd