

Tiranë, 7 Prill 2025 – Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M. dhe F.K., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd