
23:39 | Dorina Bardhi, kush ishte nëna 46-vjeçare që u vra në aksidentin në Itali: “Grua e mrekullueshme, jepte gjithçka për komunitetin”
- 23:29 | Tragjedi në Itali: Shqiptarja 46-vjeçare humb jetën në aksident, vajza 9-vjeçare në gjendje të rëndë
- 23:17 | Gjashtë zyrtarë nën akuzë për skandalin e inceneratorit, Gjykata e Posaçme shpall datën e vendimit
- 23:15 | Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
- 23:14 | Paraqiste Pejën si pjesë të Serbisë, autoritetet nisin hetime për shenjën rrugore në Mal të Zi
- 23:10 | BE ‘dhëmb për dhëmbë’ me SHBA. Propozon taksë 25% për produktet amerikane
- 23:10 | Programi ekonomik i socialistëve dhe demokratëve në syrin kritik të ekspertëve
- 22:43 | Horoskopi i Paolo Fox për të martën 8 prill 2025
- 22:38 | Tirana fiton derbin me Partizanin. Ka shpresë për mbijetesë!
- 22:29 | Whatsapp do të ndalojë funksionimin në disa Iphone duke filluar nga muaji maj
Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- Java 7-13 Prill: 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes sipas Brankos
- Paolo Fox: 3 shenjat me më shumë fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 prill 2025)
- Gjenden tre persona të vdekur në një ndërtesë banimi
- Gjeologët zbulojnë “depozitimin më të madh të litiumit në botë” me vlerë 413 miliardë euro
- Tronditëse! Nëna e të dashurit të Ilarias e pranon! E ndihmova djalin të pastronte gjakun pasi e vrau
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës

Investimi mbi 50 milionë euro në pajisjet e rrjetit celular të One Albania vjen pas sigurimit të frekuencave të teknologjisë 5G
Grupi 4iG, investitori i One Albania, lider rajonal në fushën e IT-së dhe telekomunikacionit ka nënshkruar një marrëveshje me gjigantin suedez të teknologjisë Ericsson, për të garantuar një performancë të lartë të rrjetit celular në Shqipëri.
Ky investim në infrastrukturën e telefonisë celulare vjen pas blerjes së frekuencave për teknologjinë 5G nga One Albania, pjesë e 4iG.
One Albania u bë operatori i parë në vend që hodhi në treg shërbimin 5G, më 25 nëntor 2024. Frekuencat e reja u blenë për 5.4 milionë euro në tenderin e shpallur nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe paketa 5G do të vihet në përdorim të plotë në vitet e ardhshme, duke investuar me pajisjet e rrjetit Ericsson.
Bashkëpunimi me Ericsson përputhet më së miri me strategjinë e grupit hungarez 4iG pro-investimeve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“4iG është një grup rajonal që ofron një gamë të gjerë shërbimesh telekomunikacioni në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është ndër vendet kryesore ku kemi investuar ndaj marrim parasysh aspektet ligjore dhe politike, kur bëhet fjalë për çdo vendim të rëndësishëm strategjik. Për këtë arsye nisëm bashkëpunimin afatgjatë me Ericsson, një partner teknologjik i Shqipërisë prej vitesh.”- tha Peter Fekete, Drejtori Ekzekutiv i Grupit 4iG.
“Kjo marrëveshje thekson përkushtimin e Ericsson për avancimin e inovacioneve që sjell teknologjia 5G në vend. Nëpërmjet 5G-së, ne mundësojmë lidhje më të shpejtë, më të besueshme dhe të qëndrueshme, duke hedhur themelet për shërbimet e gjeneratës së ardhshme. Ndërsa kërkesa për rrjete me performancë të lartë rritet, partneriteti ynë me One Albania, pjesë e Grupit 4iG, do të mbështesë nevojat e konsumatorëve dhe bizneseve.” – tha Antonio Passarella, Drejtor i Ericsson-it për Ballkanit Perëndimor.
Investimi prej mbi 50 milionë euro, si fillim, do të sigurojë një mbulim gjithëpërfshirës me teknologji 5G në zonat kryesore strategjike, duke përfshirë portet dhe aeroportet kryesore, infrastrukturën kritike spitalore në Tiranë, si dhe pikat më të vizituara bregdetare.
Brenda vitit 2028 pritet mbulim me brez të mesëm 5G me kapacitet të lartë për të gjitha qytetet e Shqipërisë, duke arritur në 85% të mbulimit të popullsisë deri në fund të vitit 2030.
Marrëveshja mes grupit 4iG dhe Ericsson përfshin aksesin në valët celulare dhe investime në rrjet, duke ofruar teknologjinë më të avancuar 5G Stand Alone (5G SA). Falë bashkëpunimit me Ericsson dhe investimet e deritanishme të grupit hungarez 4iG, One Albania renditet si rrjeti celular me performancën më të mirë, bazuar edhe në matjet e bëra nga ekspertë ndërkombëtarë ndër vite.
Në shtator 2024, lideri i telekomunikacionit solli për herë të parë në Shqipëri internet deri në 10 Gbps, duke kombinuar brezin e gjerë me shpejtësi premium dhe teknologji të përparuar për të maksimizuar përvojën e klientëve, kjo edhe sajë vlerës dhe standardit të lartë të investimeve të Grupit 4iG në tregun e telekomunikacionit në Shqipëri.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd