KOLUMBI- 10 persona, përfshir pesë anëtarë të së njëjtës familje kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në veriperëndim të Kolumbisë. Guvernatori i provincës Antioquia, Andrés Julián Redon, njoftoi se asnjë i mbijetuar nuk u gjet në rrënojat.
Avioni u ngrit të mërkurën nga Jurado, një qytet në provincën e varfër të Choco, pranë kufirit me Panamanë, me destinacion Medellín. Kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktet me të atë pasdite. Një hetim për shkakun e rrëzimit tashmë është duke u zhvilluar. Mes viktimave ishin tre të mitur dhe dy anëtarë të ekuipazhit.
Në shumë zona të izoluara të Kolumbisë, transporti bëhet me avionë të vegjël privatë dhe aksidentet janë një dukuri e shpeshtë. Në vitin 2023, katër fëmijë të vegjël u gjetën të gjallë pasi mbijetuan 40 ditë në xhunglën e Amazonës pasi avioni në të cilin ndodheshin u rrëzua. Fëmijët ishin të vetmit të mbijetuar dhe historia e tyre bëri bujë në mbarë botën.
#Colombia l La @GobAntioquia confirmó que no hay sobrevivientes en el accidente de la avioneta que viajaba entre Juradó y Medellín.
Fallecieron los diez ocupantes de la aeronave hallada en zona rural de Urrao. pic.twitter.com/8zSr18vLZR
— Metropolitano Noticias (@metropolitano_X) January 10, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd