

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur "arrest me burg" për Fatjon Janina. Më datë 30 dhjetor, 39-vjeçari masakroi me thikë dhe çekiç fqinjin e tij të moshuar Paulin Gina. Janina, i cili njihet nga banorët si person problematik, akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Ndërkohë, mësohet se Janina ka mbajtur të njëjtin version gjatë dëshmisë së tij para gjyqtarit Rexhep Bekteshi. Në momentin e arrestimit, autori tha se vktima i kishte borxh 200 mijë lekë dhe nuk ia kthente.
I pyetur nga gjyqtari Rexhep Bekteshi rreth motivit të ngjarjes, Janina ka mbajtur të njëjtin version sikundër edhe përpara grupit hetimor në momentet e arrestimit të tij.
Nga veprimet hetimore u zbulua se autori ishte 39-vjeçari, i cili kishte shkuar në banesën e të moshuarit, për t’i kërkuar atij para, por Gina nuk i kishte dhënë. Më pas Janina e ka goditur me sende të forta dhe thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta. 82-vjeçari jetonte i vetëm ne apartamentin e tij ku edhe u gjet i vdekur në lagjen 16 të qytetit të Durrësit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd