Transmetuar më 31-12-2024, 09:23

Milan-Roma ishte ndeshja e fundit e Paulo Fonseca në stolin e kuqezinjve. Trajneri portugez u shkarkua para përfundimit të vitit kalendarik, një lamtumirë që shkaktoi bujë dhe erdhi menjëherë pas fishkëllimës së fundit të së dielës mbrëma në “San Siro”.

Fonseca pagoi renditjen e dobët, pasi skuadra kuqezi ndodhet në vendin e tetë, jashtë zonës së Champions-it dhe madje edhe të kupave më të vogla europiane. Pas shkarkimit, bashkëshortja e trajnerit luzitan vendosi të reagonte në rrjetet sociale. Ja çfarë shkroi Katerina Fonseca:

"Do të doja të shkruaja këtu vetëm disa fjalë si nderim për një person të veçantë, i cili e kreu punën e tij me nder, profesionalizëm dhe pasion. Dhe, mbi të gjitha, me mirënjohje të sinqertë për tifozët e vërtetë kuqezinj. Nuk është heshtja që na shoqëron, por fjalët tuaja të mira plot respekt dhe vlerësim. Faleminderit kuqezinj dhe gjithmonë, forca Milan".

Bashkëshortja e trajnerit postoi një foto me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre për t’i dhënë lamtumirën ekipit kuqezi dhe qytetit të Milanos.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit