Transmetuar më 30-12-2024, 21:01

TIRANË- Qeveria ka caktuar datën 3 janar pushim për administratën publike. Në mbledhjen e kësaj të hëne është marrë vendimi për t’i shtuar administratës publike një ditë më shumë pushim për festat e fundvitit, përveç datave 1 dhe 2 janar.

Në vendimin e qeverisë thuhet se dita e punës e datës 3 janar do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2025.

“Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

Dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë të atij viti. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare” – thuhet në vendimin e qeverisë të firmosur nga Belinda Balluku në mungesë të Edi Ramës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit