Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë fotografuar për herë të parë pranë njëri-tjetrit që prej ndarjes së tyre, kjo për arsyen e ditëlindjes së vajzës së tyre, Poem.
Reperi merr vajzën në krah, teksa Sara merr arushin e pelushit që ai i ka sjellë dhe largohet menjëherë, duke u mjaftuar vetëm me disa puthje nga vogëlushja e tyre dhe as edhe një përshëndetje me yllin e muzikës.
Më tej Sara ecën disa hapa para si për t’ju shmangur ecjes krah më krah me ish-të dashurin e saj.
Ndërkohë që edhe këngëtari duket qartazi që nuk kthen as vështrimin nga ish-partnerja.
Këto foto, zbulojnë më së miri ndarjen e vështirë që dyshja ka pasur, ku ndonëse janë dy prindër që për vajzën e tyre nuk mungojnë kurrë, me njëri-tjetrin mëritë vijojnë ende.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd