
20:44 | Tronditëse! Nëna e të dashurit të Ilarias e pranon! E ndihmova djalin të pastronte gja’kun pasi e vrau
- 20:05 | Ky është tifozi që ra nga tribuna e stadiumit
- 19:29 | Flakët përfshijnë pyllin me pisha në Berat
- 19:26 | Bie nga tribuna tifozi gjatë ndeshjes Egnatia-Elbasani. Dërgohet me urgjencë në spital
- 18:35 | Nëse e klikoni ju vjedh llogarinë! Kujdes nga ky mesazh që po shpërndahet në WhatsApp!
- 18:29 | Gjendet pa shenja jete 27-vjeçari i zhdukur në mal, në gjendje të rëndë babai që humbi gjatë kërkimeve
- 17:58 | Vrasja e Vladimir Topjanës, mësohen detaje tronditëse! I kafshoi dhe këputi veshin babait të autorit që e qëlloi
- 17:29 | Furnizonte me substanca narkotike klanet mafioze në Qarkun e Napolit, arrestohet shqiptari (emri)
- 17:12 | Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
- 16:31 | U arrestua dy ditë para zgjedhjeve/ Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut pranon të shqyrtojë ankesën e Belerit
Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- Java 7-13 Prill: 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes sipas Brankos
- Paolo Fox: 3 shenjat me më shumë fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 prill 2025)
- Gjenden tre persona të vdekur në një ndërtesë banimi
- Gjeologët zbulojnë “depozitimin më të madh të litiumit në botë” me vlerë 413 miliardë euro
- Po shihte me djalin ndeshjen e futbollit, ja kush është shqiptari që u qëllua me plumb në kokë në Itali
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë

Ka më shumë se 11 vjet që qytetarët e kanë parë se çfarë ofron qeveria. Tani është koha që opozita të ofrojë alternativë
Nga Lutfi Dervishi
Përpos shiut, i njëjti njëjti skenar: Opozita shpall ditën dhe orën e mosbindjes civile. Bllokohen për tri orë pesë nyje kryesore të qarkullimit në Tiranë.
Aktorët: Të njëjtët protestues.
Objektivi: Qeveri teknike.
Rezutati: Bllokim i rrugëve nga shiu dhe nga trafiku i përhershëm, përplasje të vogla me policinë, frustim i shoferëve dhe tituj të zjarrtë në media.
Mosbindja civile, kur organizohet mirë dhe mbështetet nga opinioni i gjerë publik, ka shërbyer këto tre dekada si një mekanizëm i fuqishëm për ndryshim. Megjithatë, në këtë rast, duket se opozita nuk po arrin atje ku synon, sepse nuk duket se ka mobilizim popullor. (Shih pjesëmarrjen në protesta të këtyre ditëve në Beograd apo Gjeorgji dhe bej krahasim).
Debatet më të mëdha prej kohësh këtu kanë qenë për pjesëmarrjen në protestë. Thirrja ishte për pjesëmarrje nga gjithë Shqipëria, por bllokimi i rrugëve me një numër të vogël protestuesish nuk përçon mesazhin e forcës.
Trafiku është dhimbja e kokës për secilin nga 800 mijë njerëzit që jetojnë në Tiranë. Aq më tepër në ditët e festave të fundvitit. Në vend që të protestojë për bllokimin e rrugëve, duke bllokuar rrugët opozita rrezikon që edhe ata qe mund t’i ketë aleatë t’i kthejë në kundërshtarë. Përsëritja e protestës pa sjellë asgjë të re, zbeh rëndësinë e saj.
Në anën tjetër, veprimet e policisë shtojnë teatralitetin e ngjarjes. Mungesa e përplasjeve thekson aspektin formal të protestës.Të dyja palët duken sikur po bëjnë “detyrën”.
Mosbindje civile do të thotë që të bësh me ndërgjegje veprime në kundërshtim me ligjin dhe të përballesh me pasojat. Ndaj, kur drejtuesit e opozitës i bëjnë thirrje policisë të bëje detyrën, duhet të kenë parasysh se kjo nënkupton që ata kanë kurajon të përballen me ligjin.
Në vend të bllokimit të rrugëve që janë pothuajse të bllokuara, opozita mund të organizojë protesta më të dukshme dhe më efikase në hapësira publike. Mund të bllokojë edhe zyrat e ministrive, mund të bëjë protesta kreative, marshime apo instalacione simbolike që mund të tërheqin vëmendjen pa e larguar dhe mbi të gjitha, pa e inatosur publikun.
Lëvizjet e suksesshme të mosbindjes civile shpesh përfshijnë një gamë të gjerë aktorësh, studentë, punëtorë, intelektualë, artistë, etj.
Pa e bërë kauzën e saj më gjithëpërfshirëse dhe të prekshme, opozita mund të shtojë numrin e protestave, por jo të protestuesve.
Ka më shumë se 11 vjet që qytetarët e kanë parë se çfarë ofron qeveria. Tani është koha që opozita të ofrojë alternativë.
Kjo do të thotë një front sa më të gjerë, shmangien e konflikteve të brendshme dhe rezonancë me hallet e njerëzve.
Protestat janë një pjesë oksigjeni për çdo demokraci, por efektiviteti i tyre varet nga të qenit në një mendje me publikun.
Rruga drejt ndryshimit nuk kalon përmes bllokimeve, por përmes ideve, bashkimit dhe një vizioni të qartë dhe të prekshëm.
Opozita është ende në kohë për të vendosur nëse dëshiron të mbahet mend për bllokimet e saj apo për shtigjet që hap drejt një jetese më të mirë për shqiptarët.
Të gjithë do donim këtë të dytën, kushdo qoftë opozita!
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd