Transmetuar më 19-12-2024, 20:46

TIRANË- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali i quajti provokime të pavend dhe të papërshtatshme deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha, në lidhje me mbajtjen e Kuvendit të përbashkët Shqipëri-Kosovë ditën e nesërme. Berisha tha se qeveritarët do të ulen atje më shumë si përfaqësuses të Serbisë sesa të Shqipërisë.

“Këto provokime janë të pavend dhe të paparshtashme”, u shpreh Spiropali.

Spiropali deklaroi se ditën e nesërme dy Kuvendet Shqipëri-Kosovë do të dalin me një deklaratë të përbashkët që do përfshijë shumë çështje. Kryetarja e Kuvendit tha se me anë të deklaratës do të qartësohen të gjitha çështjet, nga rruga europiane tek kërkesa e Kosovës, për çështjet e sigurisë në rajon.

"Nesër do dalim me një deklaratë të përbashkët, do jetë e qartë për të gjithë çështjet, nga rruga evropiane tek kërkesa e rrugëtimit të Kosovës, për çështjet e sigurisë në rajon. Nuk është vendi për të bërë politikën e ditës me Kosovën", deklaroi Spiropali.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit