Magazinë
Transmetuar më 10-12-2024, 11:50

TIRANA- Një aksident ka ndodhur rreth orës 05:05, në autostradën “Durrës-Tiranë”. Mësohet se drejtuesi i automejti, një 43-vjeçar me incialet E. R., ka aksidentuar 63-vjeçaren me inicialet F. M., e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital. Sipas njoftimit, me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.12.2024, rreth orës 05:05, në autostradën “Durrës-Tiranë”, shtetasi E. R., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen F. M., 63 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Me shtetasin E. R. po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit