TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi tha në Kuvend se mazhoranca do të votojë pezullimin e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës, Klosi tha se nëse parulla e tyre është “do vimë ne në pushtet s’do vëmë gjoba, do lëmë ndërtime pa leje”, qytetarët nuk do t’i votojnë.
“Ju quani sukses ndërtimin e rrethinave të qyteteve ku pushtuan pa urbanizim, pa legalizim pa asnjë rregull. Ne kemi bërë reforma të rëndësishme që kanë kërkuar që qyteteve t’u kthehet normalitet, urbanistika shqiptare të jetë e denjë për BE. Do vazhdojmë të vëmë gjoba. Mos mendoni se është gjë e keqe, një penalitet për ata që ka shkelur ligjin. Është menduar për zona që s’kanë pasur mundësi, të kërkohet pezullim i gjobave. Është një politikë që mazhoranca do ta votojë. Më vjen mirë që bëni këtë debat, jemi kundër faljeve të gjobave. Duhet të ishit ju që të bashkohet dhe të kërkonit më shumë. Nëse mendoni se kjo është parulla, do vimë ne në pushtet s’do vëmë gjoba, do lëmë ndërtime pa leje, qytetarët s’do t’u votojnë. Ne ligjin do ta votojmë. Nëse ju ktheheni në pushtet do ketë prapë ndërtim pa leje, s’do ketë pagesa energjie elektrike, s’do ketë gjoba. PS ka bërë shtet. Ajo që është më kryesorja për ne është se kurrë si kemi parë është i djathtë apo i majtë”, tha Klosi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd