Transmetuar më 09-04-2025, 07:52

Pritet largim gradual i valës së ftohtë me origjinë Verilindore – Lindore duke sjellë ngrohje graduale të motit në territorin shqiptar.

Për rrjedhojë, zonat e ulëta dhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga moti i kthjellët përgjatë gjithë 24-orëshit, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të vijojë moti në zonat malore të Shqipërisë. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera më e ulët e shënuar në zonat verilindore deri në 18°C vlera më e lartë e cila do të shënohet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit