
11:42 | Agjentët e BKH kontrolle në një biznes në Elbasan, sekuestrohen dosje, kompjutera dhe celularët e punonjësve
- 11:32 | Ribery: E adhuroj ‘ThuLa’ e Interit, por unë dhe Robben kemi shkruar historinë e futbollit
- 11:26 | Nuk ka të ndalur Messi. Parakalon Higuain dhe vendos rekord të ri tek Inter Miami
- 11:21 | Moggi analizon krizën e Milanit: I duhet një drejtor si Igli Tare, trajneri aktual e ka mendjen diku tjetër
- 11:17 | Anglia mburret me Rice, feston dy ‘mjellmat e zeza’ të tij: Më mirë se Neymar, CR7 dhe Rivaldo
- 11:15 | Real Madridi ‘shembet’, Ancelotti në udhëkryq, por nuk heq dorë: Do të provojmë gjithçka
- 10:01 | Rrezik nga gurët për të shkuar në fshatin turistik të Thethit
- 09:51 | Humb jetën gjatë trajtimit në spital një grua në Kosovë, rasti po hetohet
- 09:48 | Vlorë: Kapet me pistoletë dhe municione, arrestohet i riu
- 09:30 | Rrëfehet Pogba: Mezi po pres të kthehem, kam oferta nga çdo anë. Dua të luaj sërish për Francën
Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e enjte 10 prill 2025
- Horoskopi i Brankos për sot, enjte 10 prill 2025
- Paolo Fox: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes, e enjte 10 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller, e enjte 10 prill 2025
- Zbardhet atentati ndaj nën e bir në Fier, arrestohet 66-vjeçari, në kërkim djali i tij
- Luani, që për pak i mori jetën burrit, ndodhet në Zharrëz të Fierit. Policia do largojë kafshën nga banesa
- 'Iku e gëzuar atë mëngjes'! Rrëfimi prekës i nënës për vdekjen e papritur të 14-vjeçares
- Gazsjellësi TAP, mundësia e humbur e Shqipërisë
- 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes – sipas Susan Miller, e enjte 10 prill 2025
- 'Filloi me fyerje që nuk thuhen në sy të një gruaje!' Sherri fizik me Demaliaj, reagon Kujtim Gjuzi
-
Blero ‘kërcënon publikun: Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve
-
Gjesti xheloz për takimin e Eglit me Olsin: E kishe futur tek linja e jetës!
-
Egli dhe Gjesti dyshojnë: Historia e abuzimit të Laertit është gënjeshtër
-
Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë
-
Egli apo Laerti? Zbulohet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”
-
Egli takohet në ‘BIG Brother’ me ish-partnerin Olsi Bylyku. Biseda mes tyre
-
‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
-
Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm

TIRANË- Pasiguria e pronësisë për tokën dhe strehimin është në rritje globalisht, duke përfshirë edhe Europën, paralajmëron një raport i ri. Rritja e kostove të qirasë dhe hipotekës janë ndër shtytësit kryesorë të këtij perceptimi në rritje të pasigurisë.
Vlerësimi më i fundit global i sigurisë së pronësisë së tokës dhe banesave zbulon tendencat shqetësuese. Sipas Prindex* Report 2024, afërsisht 1.1 miliardë të rritur në mbarë botën – që përfaqësojnë 23% të popullsisë globale – ndjehen të pasigurt për të drejtat e tyre për pronë ose tokë. Ky perceptim është rritur ndjeshëm gjatë katër viteve të fundit.
Shqipëria renditet e 5-ta në Europë, ku 20% e të rriturve në vend ndihen të pasigurt në lidhje me pronën dhe strehimin.
Në Evropë dhe Azinë Qendrore, pothuajse një në pesë të rritur (19%) raporton se ndihet i pasigurt. Presionet financiare, të tilla si rritja e kostove të qirasë dhe hipotekave, janë ndër kontribuuesit kryesorë të kësaj pasigurie në rritje në Europë.
Në Shqipëri 8% e të anketuarve ndjehen të pasigurt për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera të nevojshme për të jetuar në pronë. Ndërsa 7% ndihen të pasigurt nga frika se mos pronari apo qiradhënësi mund të kërkojë të largohen.
Pasiguria është më e madhe se gjithë vendet e tjera të Ballkanit, Maqedonia e Veriut nuk përfshihet në raportin e këtij viti.
Në Mal të Zi dhe Serbi faktori kryesor nxitës i pasigurisë është frika se mos pronari apo qiradhënësi mund të kërkojë të largoheni nga prona. Ndërsa në Kosovë faktor kryesor i pasigurisë janë mosmarrëveshjet me familjen ose të afërmit.
Në vitin 2024, në mesin e 19 vendeve evropiane të përfshira në sondazh që përfshin anëtarët e BE-së, vendet kandidate dhe Mbretërinë e Bashkuar, Turqia dhe Greqia kryesuan listën si vende me nivele të pasigurisë 35 për qind ose më të larta. Pas tyre vjen Ukraina me 33%, me perceptimet e pasigurisë që janë rritur në mënyrë dramatike që nga pushtimi i Rusisë.
Në Qipro, një në katër individë (25%) shprehën ndjenjat e pasigurisë për tokën ose pronën e tyre të banimit, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, pasiguria e qëndrimit u raportua nga 14% e të anketuarve, një nivel më i lartë se ai i shumë vendeve të tjera europiane.
Perceptimet më të ulëta të pasigurisë janë vërejtur në Lituani (6%), e ndjekur nga Bullgaria dhe Moldavia, të dyja me 7%. Ndërkohë, kjo shifër është 8% në Poloni, 11% në Itali dhe 12% në Hungari dhe Kroaci.
Arsyet e pasigurisë së qëndrimit: Presioni financiar
Të anketuarve që ndiheshin të pasigurt iu kërkua gjithashtu të tregonin arsyet e tyre. Rezultatet, të paraqitura si përqindje të ponderuara të kampionit të përgjithshëm, tregojnë se në nivel global, çështjet financiare dhe konfliktet janë shkaktarët kryesorë të pasigurisë së qëndrimit. Raporti zbuloi se rritja e pasigurisë lidhet me financat, gjë që prek një pjesë të madhe të popullsisë që mund të mos jetë në gjendje të paguajë qiranë, hipotekën apo kosto të tjera.
Në Evropë dhe Azinë Qendrore, dy arsyet kryesore për pasigurinë e qëndrimit janë: “Pronari ose qiramarrësi mund t’ju kërkojë të largoheni” (10%) dhe “mungesa e parave ose burimeve të tjera të nevojshme për të jetuar në këtë pronë”. (9%) ./Eralda Zito
*Prindex, si pjesë e Partneritetit të të dhënave të Komisionit Evropian prezantoi raportin e fundit, bazuar në të dhënat e mbledhura nga 108 vende, që përfaqësojnë 4.9 miliardë qytetarë—ose 87% të popullsisë së rritur të botës./MONITOR
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd