

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar "Nightfall 2", duke goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Gjatë kontrollit të banesës së 34-vjeçarit Brikel Alikaj, u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, e cila kishte një krehër me fishekë, si dhe fishekë për armë zjarri kallashnikov.
Brikel Alikaj u arrestua dhe do të merret në pyetje për të sqaruar përdorimin e armëve. Arma e sekuestruar do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë, për të zbardhur nëse ka qenë e përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar detaje të tjera lidhur me aktivitetet kriminale të mundshme të autorit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





