Transmetuar më 01-12-2024, 21:34

Edhe pse seanca e parë e ndërmjetësimit për muajin dhjetor nisi me një konflikt të vështirë mes Dritanit dhe nënës, Diturisë, duket se ka gjithnjë shpresë. Përballja e tyre në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan erdhi për shkak të një shume prej 50 mijë eurosh që Dritani u kishte dhënë prindërve për t’i blerë një shtëpi në Shqipëri.

Në mirëbesim, këto para i kishin kaluar vëllait të Diturisë që u jepte përqindje dhe kanë mbetur edhe 30 mijë euro për të shlyer. Situata ka shkaktuar krizë mes Dritanit e bashkëshortes që i përket gjysma e parave dhe si rrjedhojë, ai ia kërkon nënës që s’ka mundësi t’ia kthejë.

Ndërmjetësja Eni Çobani shpreson se deri në prag të Vitit të Ri do të ketë një përgjigje përfundimtare për këtë rast, por më të rëndësishme sheh riparimin e raportit nënë e bir.

Eni Çobani: Dritan, kam edhe unë një vëlla. E dua shumë, ma përmendi edhe Arditi këtu. Sigurisht s’kemi pasur sprova të tilla kurrë dhe nuk do ta uroja kurrë, por jam e bindur që edhe ai me mua, edhe ti sot me Diturinë nuk do të ndahemi dot asnjëherë, jo për 30 milionë e 50, por për shumë miliona sepse dashuria që kemi është shumë më e madhe dhe më e fortë.

Dritan: Znj. Eni, nëna është nënë, ngelet nënë kur i thonë por ama kur arrin situata që krijon familje, para fëmijës tënd…

Eni Çobani: Patjetër, fëmija është shumë i shtrenjtë, nuk diskutohet, por edhe nëna është e pazëvendësueshme.

Ardit Gjebrea: Një përqafim Dritan, me znj. Eni të dy!

Seanca e parë e këtij muaji të ri në “Shihemi në Gjyq” mbyllet me dashuri, një përqafim mes nënës e djalit./tvklan.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit