Magazinë
Transmetuar më 07-04-2025, 14:27

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi me plumb në kokë i 43-vjeçarit Vladimir Topjana, krim i ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të dielës në Fontanafredda (Itali) pas një sherri mes tij dhe dy bashkatdhetarëve (babë e bir).

Raportohet se viktima ndodhej në lokal së bashku me djalin e tij, kur në vendngjarje ka mbërritur një Audi i bardhë, ku ndodheshin Roger Shota, 34-vjeçar dhe i ati, 66-vjeçari, Pren Shota.

Sipas mediave italiane, Roger Shota qëlloi me armë zjarri Vladimir Topjanën, shofer i kompanisë Porcia dhe banues në Cordenone, dhe u largua nga vendngjarja me Audi-n.

Kërkimet nisën menjëherë në të gjithë zonën e Pordenones dhe arratisja e tij përfundoi rreth mesnatës në zonën e Orsago nga Karabinierët.

Autori i dyshuar Roger Shota, 34-vjeçari shqiptar me banim në Sacile, akuzohet për vrasje të rëndë me paramendim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit