Vasilika Vjero është liruar nga detyra e zv.ministres së Financave. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Përpara se të emërohej zv.ministre, Vjero ka qenë Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve. Vjero mbante pozicionin e zv.ministres prej vitit 2020.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd