Territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e vranësirave të dendura duke gjeneruar reshje shiu me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë, ku herë pas here prite reshje në formë shtrëngate.
Në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore, shira më të dendur do të ketë në veriperëndim dhe jugperëndim të territorit ndërsa dëbora më e theksuar do të jetë në skajin verior dhe verilindor.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale deri në 22°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të vijojë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi jigor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 5 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd