

Depërtimi i masave ajrore të ftohta me origjinë kontinetale do të diktojnë kushtet atmosferike në vendin tonë; duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë.
Më të theksuara kthjellimet do të jenë në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa më kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të sjellin dobësim të ndjeshëm të vranësirave edhe në zonat malore duke ri-kthyer motin e kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera më e ulët deri në 17°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 – 3 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd