
16:31 | U arrestua dy ditë para zgjedhjeve/ Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut pranon të shqyrtojë ankesën e Belerit
- 15:01 | I jepet sot lamtumira e fundit, Ilaria Sulës, studentes që u vra nga i dashuria kilian. Nëna në gjendje të rënduar: Ku je o shpirti i mamit!
- 14:27 | Ishin babë e bir/ Zbulohet emri kush vr’au Vladimir Topjanën në sy të të birit
- 14:14 | Shërbeu 15 vjet te familja mbretërore, ndërron jetë ish-truproja i princave William dhe Harry (FOTO)
- 14:07 | Fermerët në Fier në protestë për luleshtrysdhen. Thonë janë me pesticide!
- 14:06 | Kampionët e fushatës frymëzojnë rininë e Shqipërisë
- 14:04 | Gjeologët zbulojnë “depozitimin më të madh të litiumit në botë” me vlerë 413 miliardë euro
- 13:29 | Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, vjen nesër në Shqipëri
- 13:26 | Kreu i Prokurimeve Publike dëshmon për 2 orë në SPAK
- 12:59 | Protestat për rritjen e çmimit të energjisë në Kosovë/ Zyra e Rregullatorit të Energjisë: Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga data 1 maj
Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- Paolo Fox: 3 shenjat me më shumë fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 prill 2025)
- Gjenden tre persona të vdekur në një ndërtesë banimi
- Java 7-13 Prill: 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes sipas Brankos
- Aktorja e madhe Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar! Artistja: Për mua ishte një tragjedi, doja të ikja
- Po shihte me djalin ndeshjen e futbollit, ja kush është shqiptari që u qëllua me plumb në kokë në Itali
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, njëkohësisht kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane, ka shprehur shqetësim të thellë mbi përfshirjen e ambasadorëve shqiptarë në aktivitete politike të organizuara nga qeveria shqiptare, duke i quajtur këto veprime si ” përdorim të papranueshëm të trupit diplomatik për qëllime partiake.“
Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Çështjeve Europiane me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani, Jorida Tabaku denoncoi faktin se në të paktën 48 raste, ambasadorët shqiptarë kanë qenë të pranishëm në evente ku është sulmuar opozita dhe që janë zhvilluar nën flamurin e Partisë Socialiste, shpesh pa arsye të qarta për pjesëmarrjen e tyre diplomatike.
Ajo ngriti pyetjen drejtuar ministrit Hasani nëse ekziston ndonjë reagim ose politikë për të adresuar këtë përfshirje të trupës diplomatike në fushatën elektorale, duke theksuar se ” ka një kufi të qartë që nuk duhet kaluar.”
Sipas Tabakut, qeveria nuk duhet të përfshijë përfaqësuesit diplomatikë në aktivitete me ngjyrime partiake, pasi kjo minon besueshmërinë e shërbimit diplomatik dhe përfaqësimin e vendit jashtë. ” Shërbimi diplomatik duhet të jetë i paanshëm dhe i fokusuar në interesat kombëtare, jo në fushata elektorale, ” shtoi ajo, duke paralajmëruar për pasojat e mundshme të këtij fenomeni.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur buxheti për Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme po diskutohet në parlament dhe takimet e Ramës me diasporën janë shtuar si pasojë e votës së emigrantëve.
"Dëgjova disa herë që përmendët fjalën “diasporë” dhe kjo lidhej me aktivitetet për diasporën, si dhe me rritjen e shpenzimeve të ministrisë suaj për këtë sektor, për shkak të shtimit të aktiviteteve. Prandaj, dëshiroj të nis këtë diskutim duke ngritur një shqetësim të madh që ka dalë në ditët e fundit. Disa ambasadorë shqiptarë, pjesë e shërbimit diplomatik, kanë qenë të pranishëm në aktivitete politike të organizuara nga qeveria shqiptare me qëllime partiake. Duke qenë se ju jeni një diplomat me përvojë, i cili e njeh shumë mirë shërbimin diplomatik, a ka ndonjë koment Ministria e Jashtme në lidhje me përfshirjen e ambasadorëve në procesin elektoral?
Në të paktën 48 raste, ambasadorët kanë shoqëruar ministrin, kryetarin e bashkisë ose kryetarin e shtetit në aktivitete ku është sulmuar opozita, pa asnjë arsye të ligjshme për praninë e tyre. Për mua, ka një kufi që nuk duhet kaluar, dhe përfaqësuesit diplomatikë nuk duhet të jenë pjesë e aktiviteteve partiake. Kemi numëruar 48 raste që lidhen me këtë problem.
Tani kalojme tek pikat e tjera. Në emër të anëtarëve të këtij grupi, shpresoj që kapitujt e tjerë të ndahen më herët sesa ndodhi me grupkapitullin e parë. Kjo është e padrejtë, pasi nuk kemi ndarje në këtë proces dhe nuk ka arsye që këto veprime të kryhen për sy e faqe. Së dyti, a është i përfshirë në koordinimin e procesit gjithë stafi që ka punuar për klasterin 6, siç ishte për klasterin 1? Kjo për shkak se kemi një listë prioritetesh dhe detyrash për t’u kryer sipas pozicioneve negociuese.
A reflektohen ato në buxhet? Për më tepër, nuk arrij të kuptoj nëse stafi negociues për kapitullin 6 është përfshirë gjithashtu në ndërtimin e buxhetit për pjesën e integrimit.
Sa i përket diplomacisë ekonomike, a ka ndonjë strategji të veçantë që po ndiqni? Dëgjova për ambasadën në Indi, e cila është një prioritet për periudhën e ardhshme, edhe pse më parë kemi pasur një përfaqësi në Indi që është mbyllur. Prandaj, jam e interesuar të kuptoj se si është procedura për hapjen e ambasadave dhe si lidhet kjo procedurë me prioritetet e diplomacisë ekonomike dhe me bordin e eksporteve.
Kam ngritur shqetësime se si funksionon struktura e negociatave. Ju drejtoni Ministrinë e Evropës, dhe gjithashtu kemi një kryenegociatore, së bashku me një strukturë tjetër për menaxhimin e fondeve, të cilat më duken të vështira për t’u koordinuar. A kemi një plan për të ndryshuar strukturën dhe skemën për këtë çështje?
Lidhur me planin e rritjes, kemi një dokument të qeverisë shqiptare dhe një dokument të Komisionit Evropian mbi vlerësimin e këtij plani. Megjithatë, deri më tani nuk kemi një agjendë ekonomike të publikuar nga qeveria shqiptare, as një listë administrative për planin e rritjes. Është e nevojshme të fillojmë një diskutim për planin e rritjes. Duhet të kemi mundësinë të shohim aktivitetet e përfshira në buxhet dhe indikatorët e këtyre projekteve; prandaj habitem pse mungojnë këto projekte në buxhet.
A ka një strukturë të veçantë që do të merret me planin e rritjes dhe zbatimin e tij? A është e përfshirë drejtoria e koordinimit të fondeve dhe a është rritur kapaciteti për përthithjen e fondeve, sidomos duke marrë parasysh situatën me fondet e donatorëve? Së fundi, kam ngritur një shqetësim lidhur me zbatimin e MSA-së, një çështje që ju e njihni mirë.
A jeni në dijeni se vitin e kaluar janë përafruar vetëm 12 ligje? Kur kërkova agjendën, e bëra për të diskutuar mbi planin e rritjes, agjendën ekonomike dhe përafrimin e legjislacionit në përgjithësi. A mendoni se sot duhet të ishim duke debatuar për ligjet e përafruara, për grupet e interesit që duhej të ishin përfshirë dhe ndikimin e tyre në ekonomi, në vend që të ndjekim thjesht propagandën?"
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
