

KUBË- Dy tërmete të forta goditën sot brigjet jugore të Kubës, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), ku autoritetet lokale thanë se nuk kishte viktima deri më tani dhe nuk ishte lëshuar paralajmërim për cunami.
Lëkundja e dytë, me magnitudë 6.8 gradë, ndodhi rreth një orë pas tërmetit të parë me magnitudë 5.9, i cili u ndje në provincat e vendit. Epiqendra e lëkundjes së dytë ishte në një thellësi prej 23.5 kilometrash nën oqean dhe në një distancë prej rreth 40 kilometrash nga bregu i Bartolome Maso, në provincën e Granma.
Epiqendra e tërmetit të parë ishte në një thellësi prej 14,2 kilometra në oqean, në një distancë prej rreth 35 kilometra nga bregu i Bartolome Maso, në provincën e Granma, dhe në një distancë prej rreth 175 kilometra nga Santiago de Kuba, qyteti i dytë më i madh i ishullit. Lëkundjet janë ndjerë kudo në Kubë, por fatmirësisht nuk janë shkaktuar viktima, sipas informacioneve të para, shkruajnë mediat e huaja.
Kuba sapo është rikuperuar nga cikloni Rafael, i cili goditi pjesën perëndimore të ishullit. Muajin e kaluar një tërmet me magnitudë 5.1 goditi Santiago de Kuba pa shkaktuar asnjë dëm. Në fund të janarit 2020, një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Karaibe midis Kubës dhe Xhamajkës dhe u ndje në provincat kubane, por nuk shkaktoi dëme.
Are you feeling your building shake or the ground vibrate in Miami? 6.5 earthquake just now a little south of Santiago de Cuba a few moments ago and we can see the shockwaves reach South Florida. Video is from North Tower, Quantum in the Bay, Edgewater Miami from resident Daniel… pic.twitter.com/OLOCwyLile
— James Van Fleet (@JamesVanFleet) November 10, 2024
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





