Magazinë
Transmetuar më 26-10-2024, 19:44

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë në negociata për të lidhur fluturime direkt nga Tirana në SHBA. Gjatë fjalës me shqiptarët e New York-ut, Rama ka theksuar se negociatat po bëhen me kompaninë Delta, por ende nuk dihet se kur do përfundojnë.

Pyetje: Kur do bëhet linja Neë York Shqipëri?

Rama: Ju e dini besoj, unë po e përsëris që Shqipëria ka aeroportin me rritjen më të madhe në Evropë. Aeroporti po negocion me kompaninë Delta për të nisur fluturimet direkte. Nuk e di kur do përfundojë kjo negociatë por ne jemi gati të hapim edhe aeroportin e Vlorës i cili do të jetë me pistën më të gjatë në rajon, u bë i tillë për fluturime transoqeanike, fluturim të parë kur do të ndodhë se po e thamë dhe nuk e mbajtëm bëhet problem, por do ta bëjmë patjetër ne Neë York.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit