Magazinë
Transmetuar më 18-10-2024, 09:42

“Tutto Sport” shpalli listën e 25 finalistëve për “Golden Boy” gjatë eventit të organizuar në Romë, në “Casina Poste”. Hato i Ajax, Mainoo dhe Garnacho të Manchester United, Pavlovic i Bayern Munich, Lewis dhe Savio të Manchester City, Cubarsi dhe Yamal të Barcelonës, Neves dhe Zaire-Emery të PSG janë 10 emrat më të spikatur, me talentin e Spanjës dhe skuadrës katalanase shumë favorit për ta fituar këtë çmim.

Tani, 25 lojtarët do të ekzaminohen nga 50 gazetarë ekspertë ndërkombëtarë të futbollit, të cilët do të vendosin se kush do ta fitojë çmimin e shumë lakmuar ndërkombëtar. Të gjithë anëtarët e jurisë do të duhet të emërojnë nga 5 emra: i pari me 10 pikë, pastaj me radhë nga 7, 5, 3 dhe 1 pikë. Në listë nuk ka asnjë futbollist italian, por janë dy përfaqësues të Juventusit. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 16 dhjetor në Torino.

Ja lista e “Golden Boy” 2025, me 25 kandidatët finalistë:

Lamine Yamal (Spanjë, Barcelona)

Pau Cubarsi (Spanjë, Barcelona)

Samu Omorodion (Spanjë, Porto)

Cristhian Mosquera (Spanjë, Valencia)

Endrick (Brazil, Real Madrid)

Savinho (Brazil, Manchester City)

Warren Zaïre-Emery (Francë, PSG)

Leny Yoro (Francë, Manchester United)

Mathys Tel (Francë, Bayern Munich)

Désiré Doué (Francë, PSG)

Wilson Odobert (Francë, Tottenham)

Kobbie Mainoo (Angli, Manchester United)

Adam Wharton (Angli, Crystal Palace)

Rico Lewis (Angli, Manchester City)

Jamie Bynoe-Gittens (Angli, Borussia Dortmund)

Alejandro Garnacho (Argjentinë, Manchester United)

Joao Neves (Portugali, PSG)

Aleksandar Pavlovic (Gjermani, Bayern Munich)

Jorrel Hato (Holandë, Ajax)

Samuel Mbangula (Belgjikë, Juventus)

Andreas Schjelderup (Norvegji, Benfica)

Eliesse Ben Seghir (Marok, Monaco)

Arda Güler (Turqi, Real Madrid)

Kenan Yildiz (Turqi, Juventus)

Oscar Gloukh (Izrael, RB Salzburg)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit