
22:12 | Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 6 prill 2025 – Për të gjitha shenjat e zodiakut
- 22:03 | ‘Mbahuni fort, nuk do të jetë e lehtë’! Trump thirrje amerikanëve pas hyrjes në fuqi të tarifave: Është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë!
- 22:01 | Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- 21:55 | Arrestohet një shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij në Itali. Sekuestrohet drogë me vlerë tregu 400 mijë euro
- 21:47 | Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
- 21:27 | Ronaldo thyen vetëm rekorde!
- 21:11 | Shembet dheu, humb jetën një person në Prishtinë
- 21:06 | Tjetër aksident/ 65-vjeçari në Tepelenë humb kontrollin e makinës. Dy të lënduar
- 20:35 | Tepelenë: Automjeti del nga rruga, dy të plagosur dërgohen në spital
- 20:03 | Paris Saint-Germain, kampion i Francës për herë të 13-të në historinë e saj. Video
U vetë*ra në Prishtinë, efektivi Alban Tolaj është babai i moderatores së njohur
- Horoskopi ditor i Paolo Fox – e shtunë 5 Prill 2025: Emocione, vendime të vështira dhe rikthim energjie për shumë shenja
- Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
- Humb jetën gruaja në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë
- Paolo Fox: Top 3 shenjat me më shumë fat sot – 5 Prill 2025 (Dhe ato që duhet të bëjnë sytë katër)
- Horoskopi Ditor nga Susan Miller – 5 Prill 2025: Zbulime të reja, lidhje të thelluara dhe hapa drejt qëllimeve
- 3 shenjat më me fat & 3 që duhet të tregojnë kujdes – 5 Prill 2025 (sipas Susan Miller)
- Vajza të huaja shesin trupin në Durrës, kapen mat dhe 6 klientë
- Ftoi kryerabinin izraelit në iftar, kërkohet dorëheqja e kreut të KMSH-së
- Trump u hap dyert milionerëve për Amerikën, shet shtetësinë duke dhënë 'Kartën e Artë' për 5 milion USD
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot
-
‘Ke parë ndonjë mami të moshës time të jetë kështu?…’ Gerta vë në siklet Gjestin!

Prej muajsh, Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Izraelin që të mos lejojë që lufta në Gazë kundër Hamasit të mbështetur nga Irani, të përhapet kundër Hezbollahut në Liban dhe, edhe ndaj vetë Iranit. Por ndërsa Izraeli po lufton në Liban dhe është zotuar për hakmarrje ndaj sulmeve me raketa të Teheranit, shumë druhen se ky moment ka ardhur. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, i hedh një vështrim mundësisë së përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe mundësisë së përfshirjes së drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara në luftë.
Shpërthimet në Bejrut të mërkurën, ishin pjesë e asaj që Izraeli thotë se janë sulme ndaj objektivave të Hezbollahut në Liban.
Në Damask, media shtetërore siriane njoftoi se tre civilë u vranë gjatë sulmeve izraelite të martën. Të tjera sulme u njoftuan në kryeqytetin sirian të mërkurën.
Të martën, Irani lëshoi 180 raketa ndaj Izraelit, duke dëmtuar një shkollë në qytetin izraelit të Hod Hasharonit dhe duke vrarë të paktën një person në Bregun Perëndimor.
Teherani thotë se sulmi u krye si hakmarrje për vrasjen nga izraelitët të udhëheqësve të Hezbollahut, Hamasit dhe ushtrisë iraniane. Ndërsa Izraeli po përgatitet të kundërpërgjigjet, të mërkurën Presidenti Joe Biden diskutoi mbi konfliktin me udhëheqësit e Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara të botës.
“Ne do të vazhdojmë diskutimet me izraelitët se çfarë do të bëjnë, por të shtatë jemi dakord që ata kanë të drejtë të përgjigjen, por përgjigja duhet të jetë proporcionale“, tha ai.
Zoti Biden tha se nuk do ta mbështeste një vendim të mundshëm të Izraelit për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit.
Presidenti amerikan ka paralajmëruar prej kohësh Izraelin që të mos lejojë që lufta e tij kundër Hamasin në Gazë të përhapet ndaj Hezbollahut në Liban, si dhe ndaj vetë Iranit.
Këtë javë Izraeli nisi një inkursion tokësor në Liban. Autoritetet izraelite kanë kërcënuar se do të sulmojnë Iranin si dhe vendeve të tjera ku ndodhen bashkëpunëtorët e Teheranit.
“Kjo është e vërtetë për Judenë dhe Samarinë (Bregun Perëndimor). Është e vërtetë për Gazën, Libanin, Jemenin, Sirinë – dhe është gjithashtu e vërtetë për Iranin. Ne luftojmë kundër boshtit të së keqes, kudo që të ndodhet”, tha Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Uashingtoni druhet se përshkallëzimi i mëtejshëm mund të çojë në një përfshirje të drejpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara në luftë nëse Irani hakmerret kundër Izraelit – e veçanërisht nëse goditen zonat e influencës amerikane në rajon.
“Kjo mund të nënkuptonte për shembull, sulme ndaj objekteve të prodhimit të naftës në Arabinë Saudite. Kjo mund të nënkuptonte fuqizimin e grupeve pro-iraniane në Irak dhe Siri për të sulmuar forcat amerikane. Dhe mund të tërhiqte Shtetet e Bashkuara në këtë luftë”, thotë Aaron David Miller, ekspert në institutin ‘Carnegie’ për Paqe Ndërkombëtare.
Shtetet e Bashkuara janë përfshirë tashmë në operacionet për interceptimin e raketave iraniane që synojnë të godasin Izraelin.
Por mbetet e paqartë nëse Presidenti Biden do të përdorë aftësitë ushtarake amerikane për të goditur drejtpërdrejt Iranin. Ajo çka është e qartë është se pavarësisht thirrjeve të tij për një armëpushim në Gazë dhe Liban, Uashingtoni nuk ka arritur ta frenojë konfliktin.
“Nxitësit kryesorë të ngjarjeve në Lindjen e Mesme sot janë lojtarët që janë të përfshirë në këto operacione luftarake. Është Izraeli, Hamasi në Gazë, Hezbollahu në Liban dhe Irani e rrjetet e tij në të gjithë rajonin, përfshirë Huthit në Jemen. Në një masë të madhe Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rolin e vëzhguesit dhe janë përpjekur të kufizojnë pasojat më të rënda apo t’i parandalojnë ato“, thotë Brian Katulis, bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Lindjes së Mesme me bazë në Uashington.
Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei fajëson Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane për luftërat në Lindjen e Mesme.
“Nëse ata çlirojnë rajonin nga prania e tyre, pa dyshim që këto konflikte, luftëra dhe përplasje do të zhdukeshin plotësisht”, tha ai.
Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur kërkesave për koment mbi deklaratat e Ali Khameneit, por tha se ndaj Teheranit do të vendosen më shumë sanksione./REL
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
