Magazinë
Transmetuar më 05-04-2025, 21:06

Një aksident ka ndodhur në Tepelenë rreth orës 19:50 në rrugën e fshatit Luzat, kur shtetasi Z. Ç., 65 vjeç, ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij, duke dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti, janë dëmtuar lehtë si drejtuesi i mjetit, Z. Ç., ashtu edhe pasagjeri, shtetasi S. K.

Të dy të lënduarit po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në rrugën e fshatit Luzat, shtetasi Z. Ç., 65 vjeç, banues në Tepelenë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi Z. Ç., dhe pasagjeri shtetasi S. K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit