Magazinë
Transmetuar më 05-04-2025, 20:35

Tepelenë: Automjeti del nga rruga në fshatin Luzat, dy të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 19:50, në rrugën e fshatit Luzat, Tepelenë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit, shtetasi Z. Ç., 65 vjeç, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë lënduar vetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet, shtetasi S. K.

Të dy po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit