

ANGLI – Fabián Caballero, ish-lojtari i Arsenalit, ka ndërruar jetë këtë të premte në moshën 46-vjeçare. Sipas gazetës ‘ABC’, paraguajani pësoi një atak në zemër teksa luante futsal me miqtë dhe përfundoi duke vdekur në spital.
Në karrierën e tij, përveç që kishte përfaqësuar Arsenalin në tre raste, në 1998/1999, ai luajti edhe për klube në Argjentinë, Paraguaj, Kore të Jugut, Greqi, Kili dhe Skoci.
“Me pikëllim të thellë morëm vesh për ndarjen e papritur të ish-lojtarit tonë Fabian Caballero. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij”,- lexohet në një mesazh të shkurtër që “Topçinjtë” kanë lënë në rrjetet sociale.
Everyone at the club is deeply saddened to hear of the sudden passing of our former player, Fabian Caballero.Our thoughts are with his family and friends at this time ❤️ pic.twitter.com/fGoILgAZT0
— Arsenal (@Arsenal) September 28, 2024
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
