Transmetuar më 28-09-2024, 09:40

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij "Flasim" ka folur lidhur me skandalin e raportuar pak muaj më parë tek reparti i Onkologjikut në QSUT, ku bëhej pazar me jetën e pacientëve. Rama tha se punësimi i mjekëve në dy vende do të jetë i mundur vetëm nëpërmjet marrjes së aprovimit.

Kryeministri u shpreh se skandali i Onkolgjikut ishte tregues që ka nevojë të përmirësohet sistemi dhe mënyra e menaxhimit, ndërsa shtoi se mungojnë edhe aparaturat që bëjnë veprime më të specializuara

Kryeministri theksoi gjithashtu se “sjellja e pacientit sa andej këndej është thyerje e rëndë e kodit të etikës”, referuar dërgimit të tyre nga ana e bluzave të bardha nga spitalet shtetërore në ato private.

"Është një adoptim jo i lehtë. Ndërkohë që këtë lidhjen e publikut me privatin, thjesht tani edhe për shkak të mësimeve që nxorëm nga historitë e pagëlltishme të Onkologjikut, e kemi që thjesht mjeku që punon në publik mund të punojë në privat, por duhet të njoftojë dhe të marrë aprovim. Nuk mund të jetë “hajt se po nisem”. Sjellja e pacientit sa andej këndej është thyerje e rëndë e kodit të etikës.

Edhe aparaturat krahasuar me vendet që janë në majat e botës, si Spanja, kemi mangësi. Aparaturat bazike i kemi, por duhen që bëjnë veprime më të specializuara. Ajo që ndodhi tek Onkologjiku ishte shumë prekëse, pra ishte tregues që kemi nevojë të përmirësojmë sistemin, mënyrën e menaxhimit.

Kemi mjekë shumë të mirë, nuk diskutohet. Kur të del një rast si ai, ose si i Sanatoriumit një infermiere atje në kohën e pandemisë, janë raste që godasin besim tek sistemi. Spitalet në Shqipëri i shajnë ata që nuk i kanë parë vitet e fundit, kanë kujtimet e të shkuarës. Nuk kanë pasur nevojë të shkojnë, e thonë ‘ku ka spitale’. Kam dëgjuar profesorë të huaj që thonë “Nuk e besojmë dot që ka një spital në Shqipëri si ai i sëmundjeve të brendshme. Mundohem të jem realist. Po e pashë unë gri nuk i vjen e keqja njeriu, po e pashë rozë mund të sjellë rozë.", tha Rama.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit