Transmetuar më 19-09-2024, 09:03

Pep Guardiola ka shpjeguar ndeshjen e qetë të Erling Haaland në Ligën e Kampionëve kundër Interit, me yllin e Manchester City që nuk arriti të thyejë një rekord të Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi norvegjez ka qenë sërish në formë produktive në fillimin e sezonit 2024-2025, duke shënuar nëntë gola në 4 ndeshje, përfshirë “hat-trick” kundër Ipswich dhe West Ham. Megjithatë, ai duhej të mbetej “thatë” në Champions League, kundër kampionëve të Serie A në “Etihad Stadium”.

Manchester City deshi ta niste mbarë sezonin e ri të këtij kompeticioni, por mbeti në ngërç pa gola në shtëpi, ndaj Interit. Rivalët italianë ia bënë jetën të vështirë skuadrës së Guardiolës. Haaland ishte i kufizuar në vetëm 14 prekje topi, 7 pasime të përfunduara dhe një gjuajtje gjatë 90 minutave të tij në fushë.

Dështimi i Haaland për të gjetur golin do të thotë se ai nuk mundi ta mposhte mbrëmë Ronaldon, rekordin e yllit portugez si lojtari më i shpejtë për të arritur 100 gola me një klub. CR7 e arriti këtë rekord për 105 ndeshje me Real Madridin, ndërsa ylli i Manchester City do ta barazojë nëse shënon në takimin e pritur me padurim në Premier League, kundër Arsenalit të dielën.

Lojtarët që arritën më shpejt 100 gola me të njëjtin ekip:

Cristiano Ronaldo -105 ndeshje për Real Madrid

Luis Suarez – 120 ndeshje për Barcelonën

Zlatan Ibrahimovic – 124 ndeshje për PSG

Ruud Van Nistelrooy – 131 ndeshje për Manchester United

Cristiano Ronaldo – 131 ndeshje me Juventusin

Të gjitha rekordet e Haaland në Ligën e Kampionëve:

Lojtari më i ri që ka shënuar 15 gola – 20 vjeç e 126 ditë

Lojtari më i shpejtë që ka shënuar 15 gola – 12 ndeshje

Lojtari më i ri që ka shënuar 20 gola – 20 vjeç e 231 ditë

Lojtari më i shpejtë që ka shënuar 20 gola – 14 ndeshje

Lojtari më i ri që ka shënuar 25 gola – 22 vjeç e 47 ditë

Lojtari më i shpejtë që ka shënuar 25 gola – 20 ndeshje

Lojtari më i ri që ka shënuar 30 gola – 22 vjeç e 236 ditë

Lojtari më i shpejtë që ka shënuar 30 gola – 25 ndeshje

Lojtari më i ri që ka shënuar 35 gola – 22 vjeç e 272 ditë

Lojtari më i shpejtë që ka shënuar 35 gola – 27 ndeshje

Lojtari më i shpejtë që ka shënuar 40 gola – 35 ndeshje

Lojtari më i ri që ka shënuar 40 gola – 23 vjeç e 131 ditë

Lojtari i vetëm që ka shënuar “hat-trick” në debutimin e tij në kompeticion

Lojtari i vetëm që ka shënuar disa herë në katër ndeshje radhazi

Lojtari i vetëm që ka shënuar më shumë se një gol në debutimin e tij në këtë kompeticion, me fanellën e tri klubeve

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit