Magazinë
Transmetuar më 03-04-2025, 17:29

Kina e kundërshton fuqimisht vendosjen nga Shtetet e Bashkuara të "tarifave reciproke" ndaj partnerëve të tyre tregtarë dhe do të marrë kundërmasat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e veta të ligjshme, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze.

Ai i bëri këto komente pasi ShBA-ja njoftoi të mërkurën që do të vendosë "tarifa reciproke" ndaj partnerëve të saj tregtarë, duke përfshirë 34 për qind ndaj Kinës.

Pala kineze e ka theksuar vazhdimisht që nuk ka fitues në luftërat tregtare e tarifore dhe se proteksionizmi është pa rrugëdalje, tha zëdhënësi Guo Jiakun në një konferencë të rregullt shtypi.

Nën petkun e "reciprocitetit" ShBA-ja ka vënë tarifa mbi produktet që importon nga shumë vende, duke përfshirë Kinën, gjë që është një shkelje serioze e rregullave të OBT-së dhe dëmton rëndë sistemin e tregtisë shumëpalëshe bazuar në rregulla, vuri në dukje ai.

Zëdhënësi e nxiti palën amerikane të ndreqë praktikat e gabuara dhe t’i zgjidhë dallimet tregtare nëpërmjet konsultimeve me vendet e mbarë botës, duke përfshirë Kinën, mbi bazën e barazisë, respektit dhe dobisë së ndërsjellë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit