Magazinë
Transmetuar më 03-04-2025, 15:13

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur sërish se ekzistojnë vetëm dy gjini mashkull dhe femër. Ai fajësoi ish-administratën e Bidenit për shkatërrimin e hapësirave të grave.

“Për katër vite të gjata, ne patëm një administratë që u përpoq të shfuqizonte vetë konceptin e gruas dhe ta zëvendësonte atë me ideologjinë radikale gjinore. Ata madje u përpoqën të zëvendësonin fjalën nënë. Nëna u bë vetëm një person që lind”, tha presidenti amerikan.

Ai u kujtoi pjesëmarrësve se nënshkroi një urdhër ekzekutiv muajin e kaluar të titulluar “Mbajtja e burrave larg nga sportet e grave”, i cili synon të ndalojë gratë transgjinore të konkurrojnë në sportet e grave dhe vajzave.

“Pavarësisht se sa operacione keni apo kimikate injektoni, nëse lindni me ADN mashkullore në çdo qelizë të trupit tuaj, nuk mund të bëheni kurrë grua. Nuk do të jeni grua. Dhe kjo është arsyeja pse, muajin e kaluar, unë me krenari firmosa një urdhër ekzekutiv për të ndaluar burrat të konkurrojnë në sportet e grave”, tha Trump.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit