Magazinë
Transmetuar më 02-04-2025, 10:09

Romë- Ilaria Sula, 22-vjeçarja shqiptare e cila u zhduk më 25 mars në Romë, është gjetur e vdekur. Mediat vendase bëjnë të ditur se trupi i pajetë i 22-vjeçares u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një valixheje. Ilaria Sula u zhduk më 25 mars në zonën Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe.

Fillimisht u raportua se studentja u largua pas ndarjes me të dashurin, me origjinë filipinase. Gjithashtu bëhet e ditur se i dashuri i saj është identifikuar dhe arrestuar nga policia italiane. Prindërit dhe shoqet, të cilët nuk mundën të kontaktonin me 22-vjeçare, denoncuan rastin menjëherë në polici. Gjithashtu autoritet italiane dyshojnë se e reja është vrarë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit