Magazinë
Transmetuar më 02-04-2025, 09:15

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë, rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se efektivi u gjet në gjendje të rëndë pranë hyrjes së ndërtesës së tij.

“Kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.

Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, ka deklaruar Veseli.

Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të panjohura

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit