Transmetuar më 27-01-2025, 13:13

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në konferencën e sotme në selinë blu është pyetur nga gazetarët lidhur me procesin e Primareve. Berisha u shpreh se kanë tre variante, por do të vendosin për atë që është më i arsyeshmi.

Ai theksoi sërish se një kryetar dege që nuk jep dorëheqjen, nuk mund të hyjë në primare. Sipas tij kryetari i degës plotëson çdo kriter për të qenë kandidat dhe deputet, por ka detyrimin të respektojë statutin dhe të hyjë në garë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Rregullorja është bërë gati. Diskutim do ketë për këtë. Ka tre variante. Ka një variant që të jenë degësh. Ka një variant tjetër që të jenë qarku. Ka një propozim që të jenë listë kombëtare. Tani, të them të vërtetën, secili variant ka argumentet dhe pluset e veta. Por lista kombëtare, e cila tingëllon bukur, ka një problem se aplikohet në një sistem që është rajonal dhe jo kombëtar. Por, unë nuk marr përsipër të anësoj nga asnjëri variant, veçse do diskutohen variantet dhe do vendoset varianti më logjik.

Rregullorja është përpunuar…

…Në pamje të parë, po më shtyn të prononcohem. Sigurisht lista kombëtare është listë kombëtare, por gjersa sistemi është rajonal unë besoj se je i detyruar të respektosh sistemin rajonal.

A mund të shartohen dhe të përdoret votë e dyfishtë?

Nuk mund ta them këtë, duhet ta mendojmë me ekspertë dhe specialistë… …Mesa di unë kanë dhënë dorëheqjen 5 kryetarë degësh dhe kjo nuk është një shifër përfundimtare.

Dhe kjo përbën një detyrim statutor në mënyrë që dega e PD, votimi dhe të gjitha të jenë distante me të gjithë kandidatët. Një kryetar dege që nuk jep dorëheqjen, nuk mund të hyjë në primare. Kryetari i degës që duhet të hyjë në primare, duhet të respektojë statutin.

Kryetari i degës plotëson çdo kriter për të qenë kandidat dhe deputet, por ai ka detyrimin të respektojë statutin dhe të hyjë në garë, ndërkohë drejtimi i partisë merret nga një person i komanduar, i cili si rregull duhet të jetë nënkryetar se zgjedhje nuk bëhen dot tani…

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit