

Xheneta Fetahu mbrëmë u rendit e dyta në finalen e madhe të ”Big Brother Kosova Vip 3”, dhe ishte pranë fitores, ku çmimin e madh e mori Driloni. Por ajo që prej kohësh po përflitet, duket se është konfirmuar nga Xheneta. Ajo sonte mund të jetë pjesë e shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 4”, aty ku është edhe Gjesti, me të cilin kishte një lidhje të fortë. Është vetë Xheneta që ka postuar një video në Instastory, ku lokacionion e ka bërë Tiranë. Do të jetë një pikë shumë e fortë nëse ajo do të futet sonte në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd