

DURRËS- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete të cilat kanë përfunduar në një kanal anash rrugës.
Nga aksidenti janë plagosur disa persona. mes tyre dhe fëmijë.
Një prej të aksidentuarve ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-kënetës, ndërsa qytetarë të shumtë u kanë dhënë ndihmën e parë.
Policia e autoambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:40, në lagjen nr. 17/1 Durrës, automjeti me drejtues A. K, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Z, ku si pasojë e përplasjes automjeti me drejtues shtetasin A. Z, ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën tre shtetas, pasagjerë në këto mjete të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd