
15:01 | I jepet sot lamtumira e fundit, Ilaria Sulës, studentes që u vra nga i dashuria kilian. Nëna në gjendje të rënduar: Ku je o shpirti i mamit!
- 14:27 | Ishin babë e bir/ Zbulohet emri kush vr’au Vladimir Topjanën në sy të të birit
- 14:14 | Shërbeu 15 vjet te familja mbretërore, ndërron jetë ish-truproja i princave William dhe Harry (FOTO)
- 14:07 | Fermerët në Fier në protestë për luleshtrysdhen. Thonë janë me pesticide!
- 14:06 | Kampionët e fushatës frymëzojnë rininë e Shqipërisë
- 14:04 | Gjeologët zbulojnë “depozitimin më të madh të litiumit në botë” me vlerë 413 miliardë euro
- 13:29 | Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, vjen nesër në Shqipëri
- 13:26 | Kreu i Prokurimeve Publike dëshmon për 2 orë në SPAK
- 12:59 | Protestat për rritjen e çmimit të energjisë në Kosovë/ Zyra e Rregullatorit të Energjisë: Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga data 1 maj
- 12:17 | Doli për të gjuajtur/ 26-vjeçari zhduket në malin e Pashtrikut
Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- Paolo Fox: 3 shenjat me më shumë fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 prill 2025)
- Gjenden tre persona të vdekur në një ndërtesë banimi
- Aktorja e madhe Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar! Artistja: Për mua ishte një tragjedi, doja të ikja
- Po shihte me djalin ndeshjen e futbollit, ja kush është shqiptari që u qëllua me plumb në kokë në Itali
- Java 7-13 Prill: 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes sipas Brankos
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”

TIRANË- Nisja e aplikimit të sistemit të ri për përcaktimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve ka sjellë një rritje të çmimeve për disa drejtues mjetesh.
Mbështetur në tarifat e llogaritura aplikacionet e ofruara prej kompanive të sigurimeve në faqet e tyre të internetit, rritja e çmimeve krahasuar me vitin e kaluar mund të arrijë nga 7 deri në 30%.
Një eksperte e sigurimeve e kontaktuar nga noa.al pohon se rritja për një pjesë të përdoruesve lidhet me faktorët e riskut, duke sqaruar se çmimi nuk është njësoj për të gjithë.
Kështu çmimi vjetor varet nga viti i prodhimit të automjetit, kubikazhi i tij dhe faktorë të tjerë që lidhen jo vetëm me automjetin por edhe me poseduesin e tij, duke vlerësuar moshën dhe historikun përkatës.
Sakaq për automjetet elektrike, çmimi i del më i lirë.
Duke mbetur te makinat me djegie që janë pjesa dërrmuese e atyre që qarkullojnë në vend, në disa shembuj të aplikuar rezulton se për një automjet të prodhuar në vitin 2007, me fuqi motorike 2500 cc, me drejtues mjeti mbi 21 vjeç, të regjistruar në Tiranë, sigurimi vjetor TPL (përfshirë taksat) kushton rreth 21,700 lekë, në rritje me afërsisht 15% krahasuar me vitin e kaluar (çmimet kanë ndryshime shumë të vogla mes kompanive të ndryshme).
Në rast se drejtuesi i mjetit është nën 21 vjeç, çmimi arrin në pothuajse 25 mijë lekë ose gati 32% krahasuar me vitin e kaluar.
Për një automjet me motor 2000 cc, prodhim i vitit 2013, regjistruar në Tiranë në pronësi individuale, me drejtues mjeti mbi 21 vjeç, çmimi i ri i sigurimit, përfshirë taksat, është rreth 21 mijë lekë, afërsisht 10% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Për një drejtues mjeti nën 21 vjeç, çmimi arrin në rreth 23,100 lekë ose 21% më shumë se vitin e kaluar.
Ndërkohë, për automjetet në pronësi të bizneseve, shtrenjtimi është më i lartë, për shkak të një koeficienti bazë rritjeje 20% të përcaktuar për këtë kategori. Kjo lidhet me faktin që për automjetet e biznesit rreziku i dëmeve vlerësohet më i lartë, për shkak se ato mund të përdoren nga drejtues të ndryshëm.
Duke shtuar edhe koeficientët e tjerë të rritjes, për mjetet e bizneseve rritja e çmimit të siguracionit mund të arrijë në më shumë se 30% krahasuar me vitin e kaluar.
Që nga fillimi i këtij viti ka hyrë në fuqi rregullorja “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, që parashikon se në përllogaritjen e primit të sigurimit, kompanitë duhet të zbatojnë disa faktorë kryesorë risku, si historiku i dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit; fuqia motorike e mjetit; mosha e të siguruarit; eksperienca në drejtimin e mjetit motorik; përdorimi i mjetit nga një subjekt apo nga një individ; qarku i regjistrimit të mjetit; vjetërsia e mjetit, citohet një raport i revistës ekonomike Monitor.
Përveç faktorëve të mësipërm, rregullorja parashikon që shoqëritë e sigurimit mund të zbatojnë edhe faktorë të tjerë risku, të përcaktuara prej tyre. Megjithatë, sistemi aktualisht në përdorim nuk ka një nivel shumë të detajuar diferencimi në disa prej faktorëve të parashikuar në rregullore.
Për shembull, sistemi përcakton çmime më të larta për drejtuesit e mjeteve në moshën 18-21 vjeç, ndërsa nuk parashikon diferencime të mëtejshme për drejtuesit në moshë më të madhe. Gjithashtu, sistemi nuk merr parasysh eksperiencën e drejtuesve të mjetit, për shembull, vitin e marrjes së lejes së drejtimit.
Gjithashtu, diferencimi sipas qarqeve konsiston vetëm në aplikimin e një koeficienti më të ulët për qarqet Berat, Dibër e Kukës, ndërsa për të gjitha qarqet e tjera të vendit koeficienti përkatës është i njëjtë dhe më i lartë.
Një faktor tjetër që do të përcaktojë primet është edhe sistemi bonus-malus ose historiku i dëmeve. Megjithatë, ky element do të fillojë të zbatohet duke filluar nga viti 2026, bazuar në historikun e dëmeve të vitit 2025. Por, mënyra se si është konceptuar sistemi parashikon vetëm faktorin malus, pra, penalizimin e drejtuesve të mjeteve që shkaktojnë dëme, por nuk ka një element bonusi, pra, ulje të primit për ata drejtues që nuk shkaktojnë dëme. Bonusi, në fakt, do të jetë ruajtja e koeficientit të njëjtë.
Sipas ligjit, shoqëritë e sigurimit i përcaktojnë vetë tarifat e primit të sigurimit TPL, por janë të detyruara të njoftojnë AMF-në të paktën 30 ditë kalendarike përpara aplikimit të tarifave të reja të primit.
Së bashku me njoftimin për aplikimin e tarifave të reja të primit, shoqëritë e sigurimit duhet të depozitojnë pranë Autoritetit bazën teknike të të dhënave, faktorët e riskut dhe vlerësimet aktuariale të përdorura për llogaritjen e primeve të sigurimit, të shoqëruara me opinionin e aktuarit të autorizuar të shoqërisë, të paraqitur në formën e një raporti me shkrim.
Autoriteti, në funksion të mbikëqyrjes së veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit, mund të urdhërojë rishikimin e tarifave të reja të primeve, nëse konstaton se baza e të dhënave për hartimin e tabelave të primit të sigurimit nuk është e saktë, ose shoqëria e sigurimit nuk ka vepruar në përputhje me parimet aktuariale dhe metodologjinë e përdorur për përfshirjen e faktorëve të riskut të përcaktuar me këtë rregullore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd