
20:44 | Tronditëse! Nëna e të dashurit të Ilarias e pranon! E ndihmova djalin të pastronte gja’kun pasi e vrau
- 20:05 | Ky është tifozi që ra nga tribuna e stadiumit
- 19:29 | Flakët përfshijnë pyllin me pisha në Berat
- 19:26 | Bie nga tribuna tifozi gjatë ndeshjes Egnatia-Elbasani. Dërgohet me urgjencë në spital
- 18:35 | Nëse e klikoni ju vjedh llogarinë! Kujdes nga ky mesazh që po shpërndahet në WhatsApp!
- 18:29 | Gjendet pa shenja jete 27-vjeçari i zhdukur në mal, në gjendje të rëndë babai që humbi gjatë kërkimeve
- 17:58 | Vrasja e Vladimir Topjanës, mësohen detaje tronditëse! I kafshoi dhe këputi veshin babait të autorit që e qëlloi
- 17:29 | Furnizonte me substanca narkotike klanet mafioze në Qarkun e Napolit, arrestohet shqiptari (emri)
- 17:12 | Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
- 16:31 | U arrestua dy ditë para zgjedhjeve/ Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut pranon të shqyrtojë ankesën e Belerit
Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- Java 7-13 Prill: 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes sipas Brankos
- Paolo Fox: 3 shenjat me më shumë fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 prill 2025)
- Gjenden tre persona të vdekur në një ndërtesë banimi
- Gjeologët zbulojnë “depozitimin më të madh të litiumit në botë” me vlerë 413 miliardë euro
- Po shihte me djalin ndeshjen e futbollit, ja kush është shqiptari që u qëllua me plumb në kokë në Itali
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë

Prokuroria e Ivreas në Torino, ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm Davide Osella Ghena, autorin e vrasjes së shqiptarit Fatmir Ara, me 22 vite motrën e tij Barbara Osella dhe me 13 vite mikun e tyre që bashkëpunoi në krim Andrea Fagnoni.
Më 22 janar do të zhvillohet seanca për konkluzionet e mbrojtjes së personave nën akuzë.
Barbara dhe Andrea kanë zgjedhur që përgjatë gjithë fazës së hetimit dhe gjykimit të mos japin deklarime. Organi hetues italian arriti në përfundimin se krimi u krye që autori të mos bënte figurë të keqe tek e fejuara dhe vjehrra, për një shumë parash prej 80 mijë eurosh.
Biznesmeni 43 vjeçar Fatmir Ara u kontaktua të kryente disa punime në një objekt që do të shërbente për turizëm të familjes së bashkëshortes së autorit. Prokuroria pretendoi se Davides i mbaruan paratë dhe në këtë moment ka nisur të fajësojë shqiptarin, të cilin e fton ta takojë në një zonë malore me pretendimin se do të kryente disa punime, por kur babai i katër fëmijëve mbërriti, u përball me të shtënat me armë zjarri që i morën jetën.
E motra i siguroi çiften me leje që e mori nga banesa e të atit, ndërsa miku i tyre të largoheshin me makinë nga vendi i ngjarjes.
Ara la katër fëmijë jetim, përkatësisht nga 5 deri 18 vjeç dhe familja e tij insistoi deri në fund për drejtësi.
“Nuk e kam vrarë unë. Kam patur persona që më kanë thënë se pse ia dhe punën Fatmirit dhe jo neve”, do të pretendonte Davide, por sipas Prokurorisë i pandehuri nuk i provon dot këto deklarime.
Mirela, e motra e Fatmirit dhe i shoqi i saj Walter ndoqën çdo seancë gjyqësore, teksa të martën e 14 janarit, pas pretencës së Prokurorisë, kërkojnë të pasqyrohet ky proces, për të pastruar më në fund imazhin e familjarit të tyre, për të cilin do të raportohej në 2022 edhe sikur ishte pjesë e grupeve kriminale apo se ngjarja kishte ardhur si pasojë e precedenteve penale të shqiptarit.
Një përgjigje këtij varianti ia jep përfaqësuesi i Prokurorisë italiane dhe avokatja e viktimës gjatë gjykimit të kësaj çështje.
Prokurori foli me vendosmëri në gjyq, duke ritheksuar se planifikimi i përpiktë i vrasjes së Fatmir Arës, i kryer në bashkëpunim, meriton një përgjigje të ashpër, një dënim që sinjalizon peshën e gjestit dhe rrezikshmërinë e të akuzuarit.
Avokatja e viktimës Celere Spaziante, rrëzoi imazhin e pasqyruar më herët mbi stereotipe që e konsideronin të ndjerin një “bandit”. Spaziante tha se kërkonte ti kthente dinjitetin Fatmir Arës, “një njeriu që pavarësisht të shkuarës së tij kontroverse, nuk e meritonte të sakrifikohej kështu”.
“Fatmir Ara nuk ishte krimineli që përshkruanin”, vijon avokatja në gjyq. “Ai ishte një njeri që punonte shumë, çdo mëngjes, për të garantuar një të ardhme më të mirë për familjen e tij. Ai ishte një baba që i donte fëmijët e tij, aq shumë sa u bënte tatuazh emrat në lëkurën e tij, një njeri që e donte Italinë deri në pikën ku e quajti një nga vajzat ‘Fiorentina’, që e la në moshën 5 vjeçare, për nder të këtij vendi që i kishte dhënë aq shumë. Ai ishte një njeri me dinjitet të madh, që kishte ndërtuar me vështirësi, një kompani solide, të respektuar në zonën e Canavese, një njeri që po kryente një gjyq të zakonshëm, por që nuk duhej të vdiste në atë mënyrë. Na është dashur të durojmë, duke dëgjuar gënjeshtrat e atyre që u përpoqën të ndërtonin një rrëfim që nuk korrespondon me të vërtetën. 17 orë marrje në pyetje dhe prokurori e humbi kohën duke dëgjuar versione kontradiktore. Sa kohë humbi? Sa dhimbje iu shkaktua një familjeje që tashmë kishte humbur gjithçka?”
Avokatja paraqiti edhe një argument të fortë në gjykim që kishte të bënte me mënyrën se si u ekzekutua i riu shkodran.
“Davide Osella Ghena e tërhoqi zvarrë mes degëve, e hodhi si një thes plehrash. Një njeri që dha aq shumë, që punoi dhe kontribuoi për komunitetin, u trajtua si mbeturinë, si një objekt. Si mund të justifikohet kjo e gjithë kjo? Osella Ghena është një njeri i rrezikshëm, i cili gënjeu gjatë gjithë gjyqit. Ai nuk ishte një njeri që mund të gjykohej si “i sëmurë” që mbrojtja u përpoq të portretizonte. Ai ishte një njeri që kishte një qëllim specifik: të vriste Arën, nuk ka vend për mëshirë”.
Familjarët që ndoqën gjyqin u shprehën se sot nuk po flitej vetëm për një krim.
“Folëm për dinjitetin, humanizmin dhe drejtësinë, tema të cilat, si kurrë më parë, kishin përparësi ndaj çdo konsiderate tjetër”.
Trupi i pajetë i biznesmenit u gjet në tokë, pranë makinës së tij, buzë një rruge të ngushtë jo shumë larg kompanisë, të cilën e kishte në pronësi të tij në shtator të vitit 2022 teksa në atë kohë u raportua se trupi edhe ishte keqtrajtuar.
43 vjeçari rezultonte i zhdukur prej 2 shtatorit të të njëjtit vit.
Fatmir Ara në vitin 2018 ishte arrestuar nga Policia torineze për shkak se ish- bashkëshortja e kishte denoncuar për dhunë në familje.
Mediat vendase do të shkruanin se ajo e kishte denoncuar për dhunë dhe armëmbajtje.
Gjyqi tregoi sipas përfaqësuesve ligjor të familjes së viktimës se vrasja e Arës nuk kishte lidhje me këtë precedent, por me rrethanat mbi të cilat u paraqit pretenca e Prokurorisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd