Magazinë
Transmetuar më 04-01-2025, 22:34

SHBA- Senati Amerikan ditën e sotme, 3 Janar njoftoi se ka kthyer propozimin për emërimin e David Kostelancik si ambasador në Shqipëri. Propozimi për Kostelancik i është kthyer presidentit amerikan, Joe Biden sipas rregullit ndëra Senati nuk e ka konfirmuar dhe as refuzuar kandidaturën brenda afatit që ka në dispozicion.

Biden mund të rinominojë kandidatin e kthyer Kostelancik ose të nominojë një emër të ri për postin e ambasadorit në Shqipëri. Kostelancik është kandidatura e propozuar nga presidenti amerikan, Joe Biden në Janar të vitit 2023 si ambasador të Shqipërisë në SHBA pas largimit të Yuri Kim.

Ndërkohë më 20 Janar do të bëhet betimi i presidentit të ri Trump, ndaj pritet që ai të emërojë ambasadorin e ri siç ka vepruar tashmë me shtetet e tjera. Aktualisht në ambasadën amerikane në vendin tonë e drejton e ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit