
23:39 | Dorina Bardhi, kush ishte nëna 46-vjeçare që u vra në aksidentin në Itali: “Grua e mrekullueshme, jepte gjithçka për komunitetin”
- 23:29 | Tragjedi në Itali: Shqiptarja 46-vjeçare humb jetën në aksident, vajza 9-vjeçare në gjendje të rëndë
- 23:17 | Gjashtë zyrtarë nën akuzë për skandalin e inceneratorit, Gjykata e Posaçme shpall datën e vendimit
- 23:15 | Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
- 23:14 | Paraqiste Pejën si pjesë të Serbisë, autoritetet nisin hetime për shenjën rrugore në Mal të Zi
- 23:10 | BE ‘dhëmb për dhëmbë’ me SHBA. Propozon taksë 25% për produktet amerikane
- 23:10 | Programi ekonomik i socialistëve dhe demokratëve në syrin kritik të ekspertëve
- 22:43 | Horoskopi i Paolo Fox për të martën 8 prill 2025
- 22:38 | Tirana fiton derbin me Partizanin. Ka shpresë për mbijetesë!
- 22:29 | Whatsapp do të ndalojë funksionimin në disa Iphone duke filluar nga muaji maj
Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- Java 7-13 Prill: 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes sipas Brankos
- Paolo Fox: 3 shenjat me më shumë fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 prill 2025)
- Gjenden tre persona të vdekur në një ndërtesë banimi
- Gjeologët zbulojnë “depozitimin më të madh të litiumit në botë” me vlerë 413 miliardë euro
- Tronditëse! Nëna e të dashurit të Ilarias e pranon! E ndihmova djalin të pastronte gjakun pasi e vrau
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës

Horoskopi për vitin 2025, Paolo Fox: "Luani, Shigjetari dhe Demi të bekur nga Yjet. Dashuria në çift do të triumfojë"!
ROMË – Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës do të përjetojnë një pranverë të ftohtë, në verë Bricjapi do të heqë qafe shumë njerëz. Akrepi do të përjetojë një rilindje. Peshorja do të dashurohet me Ujorin. Për paratë, mirë Binjakët dhe Gaforrja, thotë Paolo Fox në një intervistë për "Corriere dela Sera" në Itali, që noa.al jua sjell më poshtë:
Pra, Paolo Fox, çfarë thonë yjet? Si do të jetë ky vit 2025?
"Varet shumë edhe nga ne. Astrologjia është si një navigator që mund të ndjekim udhëzimet e tij. Por vendimet i marrim ne: nëse sheh një greminë, nuk është se hidhesh brenda. Ndalon dhe kthehesh mbrapsht."
Çfarë qielli parashikoni?
"Neptuni do të hyjë tek Dashi, deri tani ka qenë në Peshqit, shenjë tipike e shpirtërores. Vëmendja do të zhvendoset te përditshmëria, te rreziqet që mund të hasen në rrugë, te frika e luftës. Një gjendje shpirtërore e trazuar, që do të na çojë të kërkojmë siguri."
Ku?
"Në sajë të Jupiterit që kalon në Gaforre më 9 qershor, do të ketë një rikthim te familja, te shtëpia, edhe si mbrojtje. Te vlerat, te traditat. Te dashuritë në çift."
Dhe pastaj?
"Urani, planeti i komunikimit, midis korrikut dhe tetorit hyn tek Binjakët, një shenjë e lidhur me teknologjinë, progresin dhe marrëdhëniet me të tjerët. Nuk është rastësi që të gjithë prezantuesit e mëdhenj televizivë janë Binjakë: Raffaella Carrà, Pippo Baudo, Paolo Bonolis, Mike Bongiorno. Do të jetë gjithashtu viti i inteligjencës artificiale që do të futet në shtëpitë tona duke i bërë ato gjithnjë e më teknologjike, aq sa do të kërkojmë strehim dhe ngushëllim."
Në librin tuaj "Paolo Fox – Horoskopi 2025" (Cairo Editore) gjendet gjithçka, me detaje. Por na tregoni menjëherë cilat do të jenë shenjat e bekura nga fati.
"Luani do të përjetojë një vit të rëndësishëm, veçanërisht muaji maj paraqitet shumë interesant. Mirë edhe Shigjetari, në gjysmën e dytë të vitit 2025, nga qershori e tutje. Po ashtu Demi, i cili, pas një periudhe të ndërlikuar, do të dijë të rikthehet në majë dhe në punë do të gjejë një rrugë të re. Akrepi nuk do të ketë asnjë planet kundër dhe në verë do të përjetojë një rilindje, si në dashuri ashtu edhe në profesion; në vjeshtë do të realizojë shumë projekte."
Pra, këto katër shenja do të kenë një 2025 të fuqishëm. Po të tjerët?
"Venusi zhvendoset tek Dashi dhe qëndron aty për një kohë të gjatë, një ngjarje e rrallë, nga 4 shkurti deri më 27 mars dhe nga 1 maji deri më 6 qershor. Të lindurit nën këtë shenjë do të përballen me zgjedhje të mëdha në jetë dhe ndjenja. Ujori, Binjakët dhe Peshqit, edhe pse me disa angazhime, do të ecin përpara shpejt."
Dhe pjesa tjetër e Zodiakut?
"Do të arrijnë një qëllim, duke kapërcyer çdo vështirësi. Peshorja do të ketë disa hezitime për drejtimin që duhet të marrë midis korrikut dhe gushtit, do të duhet të vendosë nëse do të vazhdojë një projekt të caktuar. Gaforrja, me Saturnin, do të përballet me ndryshime të rëndësishme në jetë, jo pa mund, por me një sukses të mirë në fund. Virgjëresha e nis vitin me pak perspektiva dhe një shqetësim të caktuar, por nga maji e tutje do të rikuperojë dhe do të ecë goxha përpara. Bricjapi do të jetë në vështirësi në gusht, për shkak të ndryshimeve dhe diskutimeve në familje dhe në punë. Do të duhet të zgjedhë me kë të rreshtohet."
Cila do të jetë shenja "rubacuore" (tërheqëse)?
"Të tre shenjat e zjarrit. Siç thashë, Dashi do të bëjë takime të rëndësishme. Luani dhe Shigjetari, sajë Venusit, do të jenë më të dashuruarit dhe gjithashtu më aktivë seksualisht, veçanërisht në pranverë."
Më të ftohtët?
"Të lindurit në Virgjëreshë do të përjetojnë një pranverë të ftohtë, do të mendojnë më shumë për punën sesa për të tjerat. Bricjapi, gjithmonë shumë selektiv, do të kufizojë edhe më shumë rrethin e tij të njerëzve; në verë do të bëjë "pastrim"."
Më të pasurit?
"Jupiteri është planeti i fatit dhe i parave dhe do të kalojë te Binjakët dhe Gaforrja."
Më atletikët dhe ata më në formë?
"Sigurisht Luani dhe Demi. Ndërsa më dembelët do të jenë Peshqit, që janë natyrshëm të tillë kur nuk kanë stimujt e duhur. Por kujdes: nga gjysma e dytë e vitit 2025 do të rifillojnë fuqishëm dhe nuk do të ndalen më."
Më të dëshiruarit për udhëtime dhe aventura?
"Pa dyshim, Shigjetari, i cili edhe kur ndodhet i mbyllur në një dhomë, imagjinon veten në një vend tjetër. Edhe Ujori, këtë vit do të çlirohet nga shumë pesha që i rëndojnë dhe do të ketë shumë kontakte me qytete të tjera."
Të bëjmë lojën e çifteve. Për çdo shenjë, na thuaj me kë duhet të kërkojmë një shpirt binjak dhe me kë më mirë të shmangemi. Dashi.
"Po me Luanin, dyshime me Bricjapin."
Demi.
"Mirë me Virgjëreshën, kujdes me Akrepin."
Binjakët.
"Përshtaten me Ujorin, kujdes me Shigjetarin."
Gaforrja.
"Po Binjakët, kujdes Dashin."
Luani.
"Perfekt me Shigjetarin, më pak me Ujorin."
Virgjëresha.
"Po me Bricjapin, mosmarrëveshje me Peshqit."
Peshorja.
"Dashurohet me Ujorin, nuk e ka të lehtë me Bricjapin."
Akrepi.
"Po me Peshqit, shmangni xhelozinë e Demit."
Shigjetari.
"Po me Ujorin, tensione me Virgjëreshën."
Bricjapi.
"Dashuri me Virgjëreshën, shumë fjalë me Gaforren."
Ujori.
"Mirë me Binjakët, nervozizëm me Akrepin."
Peshqit.
"Mirëkuptim me Demin, shumë debate me Shigjetarin."
A funksionojnë parashikimet e dashurisë?
"Astrologjia të tregon kur, por ti vendos si dhe me kë. Nëse zgjedh një person të papërshtatshëm, faji është i yti."
Çfarë ju pyesin më shumë burrat dhe gratë?
"Gratë janë ende të përqendruara te ndjenjat dhe marrëdhëniet; më pyesin për dashurinë. Burrat, nga ana tjetër, janë të fokusuar te puna. Dhe shpesh kërkojnë këshillat e mia fshehurazi, sepse kanë turp dhe nuk duan që të tjerët ta marrin vesh."
Çfarë ka ndryshuar ndër vite?
"Njëherë të dëgjoje ‘do të martohesh’ ishte një bekim; tani kjo po shihet si një mallkim. ‘Je në vete? Jo, jo!'"
Dhe atyre që nuk besojnë te horoskopi, çfarë do t’u thoshit?
"Që horoskopi është një moment argëtimi, janë këshilla që nuk duhen marrë gjithmonë fjalë për fjalë. Unë flas qartë, nuk përdor fjalë të turbullta. Jap udhëzime që mund të verifikohen. Kam filluar në moshën 16-vjeçare, që prej 17 vjetësh kam publikuar parashikimet e mia në libra, kam shitur më shumë se 1 milion kopje. Nëse nuk do t’i qëlloja parashikimeve, nuk do të kisha pasur kaq shumë sukses. Dhe gjithsesi, është një lojë argëtuese, pse të mos e bëjmë?" /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd